Fëmijët në një vend spanjoll të quajtur Noblejas në të ardhmen do të paguhen për të lexuar, pasi që kryetari i komunës Agustin Jimenez Crespo është i bindur që kjo do t’i shtyjë ata që ta duan leximin. Komuniteti i cili ka rreth 3300 banorë, dhe është rreth 55 kilometra nga qyteti Toledo, “do të paguajë një euro në orë familjeve fëmijët e të cilëve do të kalojnë atë kohë në bibliotekë”, thuhet në delaratë. Bëhet fjalë për një “iniciativë pioniere dhe ambicioze në fushën e arsimimit”, shton Crespo dhe sqaron se qëllimi i aksionit është “të fuqizojë rolin aktiv të prindërve në edukimin e fëmijëve”.
Friday, February 1, 2008
Paguajnë fëmijët që të lexojnë
Posted by Rina TURKESHI at Friday, February 01, 2008
Labels: Lajm MRT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment