Tuesday, February 5, 2008

Kalciumi i domosdoshëm për muskujt, eshtrat …

Kalciumi është mineral i domosdoshëm për zhvillimin e eshtrave gjatë rritjes, mirëpo është i nevojshëm për mbajtjen e skeletit edhe gjatë gjithë jetës.Përveç rolit në ruajtjen normale të rritmit zemrës, kalciumi luan rol të rëndësishëm në koagulimin e gjakut dhe funksionimin e muskujve.


Studimet kanë treguar lidhje edhe ndërmjet marrjes adekuate të kalciumit dhe shtypjes më të ulët të gjoksit, si dhe një kontrollimi të peshës. Një grup ekspertësh këshillojnë që vlerat e kalciumit të rriten me kalimin e moshës.
Vlerat e nevojshme ditore të kalciumit janë: 19 deri 50 vjeç: 1000 miligramë.
Mbi 51 vjeç: 1200 miligramë.

Marrja e ushqimit tri herë në ditë, si pjesë e dietës së balancuar, plotëson nevojat e shumicës së njerëzve për kalcium. Kalciumi duhet të merret me ushqim, sidomos me ushqimet djathore. Ai absorbohet më së miri në prani të laktozës (sheqer natyror i qumështit).

Ja disa shembuj ushqimesh që sigurojnë afër 300 mg calcium:


226.8 g qumësht ose jogurt;
226.8 g lëng portokalli;
28.35 g djath të fortë;
226.8 g salcë soje etj.

No comments: