Wednesday, February 20, 2008

Protesta para Ambasades greke ne Shkup


Para ambasadës greke në Shkup janë shtuar masat e sigurisë, duke qenë të pranishme edhe forca speciale, pas protestës së mbrëmshme.
Pjestarë të policisë speciale dhe automjete policore janë vërejtur rreth ambasadës greke në Shkup, pas protestës së mbrëmshme të qindra maqedonasve para kësaj ambasade. Protestuesit kishin sulmuar ambasadën me gurë dhe gjësende të tjera, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë speciale turmat ishin shpërndarë. Protesta u organizua në shenjë revolte për shkak të insistimit grek për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë. Lidhur me incidentet e mbrëmshme reagoi sot Ministria e Jashtme greke, e cila kërkoi ndërhyrje të autoriteteve të Shkupit për qetësimin e gjendjes.

No comments: