Saturday, February 9, 2008

Infektohet nga SIDA vajza 2 vjeçe




Foshnja nga Elbasani, një vit mes jetës e vdekjes. E mori virusin gjatë marrjes së gjakut. Deputeti Hysa: Të ndëshkohen shkaktarët


Një dyvjeçare është infektuar nga sëmundja e SIDA-s në rrethin e Elbasanit. Adelajda Idrizi nga fshati Kajan i rrethit të Elbasanit, ka më tepër se një vit që lufton për jetë a vdekje me sëmundjen e shekullit. Ngjarjen e bën prezente në media vetë deputeti i zonës, Ndriçim Hysa. "Unë po insistoj që nëpërmjet organeve të drejtësisë që të vihen para ligjit shkaktarët e papërgjegjshëm dhe familja e saj të përfitojë një dëmshpërblim modest për kurimin e vajzës së vogël jashtë shtetit", ka pohuar dje deputeti, Hysa. Historia vajzës nga fshati Kajan i zonës së Dumresë në Belsh, nis që një vit e gjysmë përpara, kur vajza kërkonte gjak për shkak se ishte anemike. Mësohet se është shtruar në spitalin pediatrik të rrethit të Elbasanit dhe ka marrë plazmën e gjakut në Qendrën Dhuruese në Elbasan. Këtë fakt e pranojnë edhe infermieret e pediatrisë, edhe shefi i këtij pavijoni, mjeku profesionist, Edmond Laho. "Po është e vërtetë që vajza nga Kajani është shtruar për kurim në pavijonin e pediatrisë dhe mbaj mend mirë që gjendja e saj ishte e rënduar", ka pohuar mjeku Laho. Dyvjeçarja, atëherë vetëm tetëmuajshe, e përcaktuar si anemike, ka marrë plazmë gjaku në Elbasan, por më pas ka rezultuar i infektuar me sëmundjen e shekullit. "Ne pranojmë gjak nga dhurues të shumtë, por analizat për vlefshmërinë e tij vijnë nga laboratori i Tiranës", ka pohuar një punonjëse e dhurimit të gjakut në Elbasan. Pasi është mësuar infektimi i vajzës së saj, vetë e ëma e vajzës, V.Idrizi, kohë më parë ka bërë një denoncim në Prokur

orinë e Elbasanit për vënien para përgjegjësive shkaktarëve të marrjes së gjakut të infektuar dhe dëmshpërblimit financiar nga shteti. "Unë kam një prokuror mbi kokë dhe nuk mund të prononcohem pa urdhrin e tij", ka pohuar dje në mesditë para zyrës së tij prokurorin e çështjes, Binas Nina. Ky i fundit, duke bërë më shumë të paditurin ka pohuar se ia ka lënë gjithçka në dorë prokurorit të sapoemëruar, Elion Gogaj, rreth denoncimit të nënës së vajzës së sëmurë, por që si duket është "harruar" në dosjet e tij. Sipas deputetit Hysa, prokurori i Elbasanit, Gogaj, kishte deklaruar se të hënën në mesditë do të kërkonte dosjen denoncuese dhe ngjarja do të zbardhej gjer në detaje për të nxjerrë
përgjegjësitë për shkaktarët e ngjarjes. Mësohet se gjaku i infektuar kishte ardhur nga studentja

vlonjate që ka vazhduar studimet në Elbasan, dhuruese e gjakut me emra të ndryshëm në shumë qendra dhurimi në Elbasan, Tiranë e gjetkë. Ndërsa në Elbasan konkludohet se analizat e gjakut vijnë nga Tirana, prokurori i çështjes bën të paditurin, mjeku pediatër pranon shtrimin e saj në spital, gjendja shëndetësore e vajzës vjen duke u përkeqësuar. Mbetet e hëna e javës së ardhshme që të zbardhet dosja e harruar e një nëne denoncuese, rreth 50 kilometra larg qytetit të Elbasanit, për sëmundjen e vajzës së saj, tashmë dyvjeçare.

Si u gjet studentja me
sidë që ishte dhuruese gjaku



Disa kohë më parë në media u bë publik zbulimi i një rasti të një vajze të re, e cila ishte e sëmurë me SIDA dhe në të njëjtën kohë ishte edhe dhuruese gjaku. Vajza e kishte zbuluar më vonë se ishte mbartëse e virusit vdekjeprurës, megjithatë, ajo kishte vazhduar të jepte gjak në Elbasan e Tiranë, duke infektuar edhe ata që kishin marrë gjakun e saj. Studentja nga Vlora e kishte zbuluar sëmundjen tre vjet më parë dhe prej disa kohësh kishte qëndruar në emigracion.

No comments: