Këto janë fotografitë e para oficiale të SUV-it të parë të Renaultit, Koleos, që kompania franceze i bëri publike para panairit në Gjenevë. Do të bazohet në platformën e Nissanit, X-Trail.
Dizajni është risi kur është në pyetje prodhuesi francez. Linja të pastra pa shumë ekstravagansë, me accent në vozitje dinamike. Maska e parme ngjason në Renault Clio, ndërsa pjesa e prapme është diçka e re për Renaultin.
Do të kyçet sistemi 4X4, i zhvilluar nga Nissan. Në brendësi do të ketë buton për kyçjen e sistemit 2X4 apo 4X4.
Për blerësit do të ofrohen tre motorë, nga të cilat dy do të jenë dizel dhe atë 2.0 dci, me 150 KF dhe 170 KF, ndërsa benzinët do ti prezentojë motori i ri prej 2.5 kubikësh me 270 KF.
Në salonet nëpër Europë, Koleos do të fillon të shitet në Qershor, me çmim konkurrues prej afër 26.000 euro për dizelin më të thjeshtë, ku si paisje bazë do të ketë: AC, dhe ndezja dhe ndalje apo Stop/start të automobilit me kartelë. Konkurrent potencial do të jenë: Toyota RAV 4, VW Tiguan, dhe Ford Kuga, që pritet së shpejti.
No comments:
Post a Comment