Friday, February 29, 2008
Star Akademi - Shkup
Posted by Rina TURKESHI at Friday, February 29, 2008 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Thursday, February 28, 2008
BBC Albanian
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, February 28, 2008 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Tuesday, February 26, 2008
Ekzotikë spanjolle – Koncepti GTA
Tradicionalisht, Grupet e F1 kanë automobilë edhe për rrugë. (psh.McLaren, Ferrari). GTA, kompanija garuese spanjolle e cila garron në Formula 3 shampionin gjithashtu ka autombil të vetin garrues.
Koncepti akoma nuk ka emër, por dihet se do të shfrytëzojë motor V10, me diku 700 KF. Shpejtësia maksimale duhet të jetë 340 km/h.
Edhe për atë se të gjithë do të jenë të mendimit se ky automobil duket i shkëlqyer,nuk mund të anashkalohet fakti se ky model shumë ngjason me Ferrarin, e sidomos në pjesën e përparme.
Testimi i GTA konceptit, do të fillojë në Gusht. Çmimi pritës për këtë automobile do të jetë as më pak e as më shumë se 600.000 euro, që nuk do të jetë risi për konkurentët.
Posted by Rina TURKESHI at Tuesday, February 26, 2008 2 comments
OSCAR
Është zhvilluar dje në mbrëmje ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar që solli në sallën e Teatrit Kodak në Hollywood, emrat më të njohur të kinemasë botërore.
Si aktorja më e mirë në ceremoninë e mbrëmshme Oscar, u vlerësua Marion Cotillard për portretizimin e këngëtares së famshme franceze Edith Piaf me filmin “La Vie en Rose”. Aktori më i mirë u përzgjodh Daniel Day Luis me rrolin e tij në filim “There Will be blood”.
Joel Cohen dhe Ethan Cohen u vlerësuan me çmimin Oscar për regjinë më të mirë me filmin, “No country for old men”, i cili u vlerësua dhe si filmi më i mirë për vitin 2007.
Si aktori më i mirë jo protagonist u vlerësua Javier Bardem për interpretimin e tij në filmin “No country for old men”.
Tilda Swinton mori çmimin Oscar për aktoren më të mirë jo protagoniste në filmin “Michael Clayton”.
Me çmimin më të mirë për filmin dokumentar u vlerësua filmi “Taxi to the dark side”, ndërsa si filmi më i mirë i huaj, u vlerësua filmi austriak “The counterfires”.
Rrugët rreth teatrit Kodak në Hollywood ishin mbushur me adhuruesit e yjeve të kinemasë që në orët e pasdites së djeshme.
Ceremonia e mbrëmshe, që përkonte me përvjetorin e 80-të të çmimeve Oscar, riktheu në punë skenaristët hollivudianë, mbas një greve 3 mujore.
Gjatë minutave të kësaj mbrëmje të madhe, u kujtuan dhe yjet e kinemasë botërore nëpër vite, regjizorët më në zë të saj, skenaristët formuluesit e muzikës, dhe të gjithë ata që ndërtuan gjatë këtyre 80 viteve, historinë e kinemasë botërore, e që vlerësohet çdo vit me statujën e artë OSCAR.
Posted by Rina TURKESHI at Tuesday, February 26, 2008 0 comments
Labels: Lajm MRT
TAMARA, VERCAK DHE ADRIAN GAXHA DO TA PERFAQESOJNE MAQEDONINE NE EVROSONGUN E SIVJEM
Kompozicioni me titull “Në emër të dashurisë”, intepretuar nga Tamara, Vërçak dhe Adrian Gaxha u zgjodh kënga që do ta prezantojë Maqedoninë në festivalin muzikor evropian në Beograd.
Në emër të dashurisë" me kompozim dhe orkestrim nga Rade Vërçakovski-Vërçak dhe e interpretuar nga vetw ai, Adrian Gaxha dhe Tamara Todevska do të përfaqësojë Maqedoninë në "Eurovizion 2008" që do të mbahet në 20, 22 dhe 24 maj në Beograd.
Maqedonia do të konkurrojë në datën 22 maj, në natën e dytë të gjysëm-finales me 14 vende të tjera, për të hyrë na natën finale në 24 maj ku do të shpallet edhe fituesi i "Eurovizionit".
Posted by Rina TURKESHI at Tuesday, February 26, 2008 0 comments
Labels: Lajm MRT
Monday, February 25, 2008
Ky është hamburgeri më i madh në botë
I rëndë është 67 kg. Porosinë te pronari i Mallie Sport Bar and Grill në Detriot, duhet ta bëni 24 orë para. Çmimi është diku rreth 290 euro.
Për këtë hamburger “xhin” nevojiten: mish viçi, djath, dhe test (brum) 25 kg.
Përderisa piqet pleskavica e nevojshme është ta kthejnë tre njerëz. Në librin e Ginisit momentalisht hamburgeri më i madh peshon 61 kg.
Posted by Rina TURKESHI at Monday, February 25, 2008 0 comments
Labels: Lajm MRT
Martohet me kukullën se dhëndri kishte punë
Posted by Rina TURKESHI at Monday, February 25, 2008 0 comments
Labels: Lajm MRT
Sunday, February 24, 2008
I grabisin apartamentin, kamera tregon nipin
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, February 24, 2008 0 comments
Labels: Lajm MRT
Bjork: Kosova duhet të jet e pavarur
Këngëtarja islandeze Bjork, gjatë një koncerti në Tokio, ka bërtitur “Kosovo, Kosovo”, ndërsa sipas disa të pranishmëve ajo disa herë e ka përsëritur se “Kosova duhet të jetë e pavarur”.
Pas kësaj, ajo ka theksuar fjalët “Kosovo, Kosovo!”, derisa vokalet përcjellëse kanë filluar të lëkundin disa flamuj të kuq, që kanë lënë përshtypjen e flamurit shqiptar. Bjork më pastaj i është drejtuar me këto fjalë: “Kosova duhet të jetë e pavarur, serbët nuk meritojnë të qeverisin me Kosovën”, ka bërë të ditur një burim për gazetën sërbe “Blic”.
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, February 24, 2008 0 comments
Saturday, February 23, 2008
Kam katër veshka, doni dy?
Skani tregonte 4 veshka, dy me masë 14 centimetra dhe dy të tjera me masë 9 centimetra. Ajo po mendon t’i dhurojë dy organet e saj shtesë. “Nuk jam e sigurt se si funksionojnë dhurimet, por di se kam katër veshka dhe doja të ndihmoja dikë në nevojë”, thotë ajo. Gjendja e saj është shumë e rrallë dhe që të katërta funksionojnë mirë.
Posted by Rina TURKESHI at Saturday, February 23, 2008 1 comments
Friday, February 22, 2008
Eurosong 2008
Posted by Rina TURKESHI at Friday, February 22, 2008 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Pse ju bijnë flokët?
Kjo don të thotë se 90% e burrave fillojnë të bëhet qel si rezultat i hormoneve, në veçanti testosteronit.
Në situate të rralla kjo dukuri i kap edhe gratë. Testosteroni në krahasim nga estrogjeni e faza anogjene, që don të thotë se fijet bijnë në intervale më të shkurtëra kohore.
Te burrat kjo kalon në disa tipe, ata që bijnë që para pubertetit dhe qel i thjeshtë, që flokët bijnë hap pas hapi. Alokimi i dijagnostifikuar mund të shërohet me minoksidil, finasteridom, antiandrogen ose me estrogjen.
Për shkak të toksinimit të gjithë këtyre barrërave terapinë e jep specialisti për lëkurë. Në rastet kur barrërat nuk lejohen apo nuk japin efekt, gjithmonë ka mundësi për transplatim të flokëve.
Posted by Rina TURKESHI at Friday, February 22, 2008 0 comments
Kompakt i Ri – SUV Volvo XC60
Modeli do të duhej të paraqitet në panairin në Gjenevë, por si gjithmonë në botën e automobilizmit prej përpara paraqiten fotografi.
Tani për tani dihet se do të ofrohet motor dizel prej 2.4 me 163 dhe 185 KF. Por nga benzini risi do të jetë motori V6 prej 3.0 me 285 KF!
Për brendësinë apo vozitjen të mos flasim, siç shihet nga fotografitë do të ketë paisje më të re qoftë sa i përket vozitjes apo sigurisë.
Nëpër salone do të paraqitet në pjesën e dytë të këtij viti.
Posted by Rina TURKESHI at Friday, February 22, 2008 0 comments
Labels: Automobilizem
Thursday, February 21, 2008
Vajzat e ekranit me operacione plastike
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, February 21, 2008 0 comments
Wednesday, February 20, 2008
Nëndetëse apo automobil? Mundet të dyja sëbashku!
Prodhuesi zvicerian i automobilave me pakicë, Rinspeed, në Panairin në Gjenevë do ta prezentojë automobilin e parë, i cili do të mundet edhe të “notojë”…
Bëhet fjalë për Rinspeed Squba, roodster, i cili do të bazohet në Lotues Elise, por për dallim nga ai, ku do të shfrytëzon tri motorë eletrikë.
Dy motorët do ti ndihmojnë për të “notuar”, nga ku udhëtarët nuk do të mund të mbrohen nga uji. Do të kenë maska për hidrogjen, por për shkak të sigurisë më të madhe, kabina do të jetë e hapur, kështu që nëse paraqiten probleme, udhëtarët do të mund të notojnë për dalje në breg.
Materialet që do të shfrytëzohen në brendësi do të jenë rezistuese në ujë, si dhe karoserija e cila do të përpunohet prej çelikut të lartë, që të mos dryshket.
Performanca të tjera për ketë automobile nuk jepen, përveç se atyre që çka mund të bëjë ndërujë. Thellësia që do mund të “notojë” do të jetë 10 metra, që mjafton për tu fshehur nga sytë e “thashethemaxhinjëve”.
Posted by Rina TURKESHI at Wednesday, February 20, 2008 0 comments
Labels: Automobilizem
Protesta para Ambasades greke ne Shkup
Para ambasadës greke në Shkup janë shtuar masat e sigurisë, duke qenë të pranishme edhe forca speciale, pas protestës së mbrëmshme.
Pjestarë të policisë speciale dhe automjete policore janë vërejtur rreth ambasadës greke në Shkup, pas protestës së mbrëmshme të qindra maqedonasve para kësaj ambasade. Protestuesit kishin sulmuar ambasadën me gurë dhe gjësende të tjera, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë speciale turmat ishin shpërndarë. Protesta u organizua në shenjë revolte për shkak të insistimit grek për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë. Lidhur me incidentet e mbrëmshme reagoi sot Ministria e Jashtme greke, e cila kërkoi ndërhyrje të autoriteteve të Shkupit për qetësimin e gjendjes.
Posted by Rina TURKESHI at Wednesday, February 20, 2008 0 comments
Labels: Lajm MRT
Tuesday, February 19, 2008
Ik skajeve
Ti që s'ke ndjenja
ik skajeve
ik...
Ne të parin skaj
kerko dashuri
Ne të dytin skaj
vesët e këqia
t'i shporësh
Në të tretin skaj
mëshirë prej Zotit kërko
kërko mëshirë nga unë
Fillo një jetë të re
me ndjenja e dashuri
se pa to s'mund të jetosh
Nëse nuk do
ik skajeve të përjetësis
ik...
Posted by Rina TURKESHI at Tuesday, February 19, 2008 0 comments
Labels: Poezi
Monday, February 18, 2008
SA TE UREJ AQ EDHE TE DUA
Dita e pare ne pune per mua ishte teper e veshtire, edhe pse te gjithe koleget me priten mire. Kisha hyre sa e sa here ne kete "Shtepi te madhe" sic eshte MTV-ja, por kur me pune. Kisha ardhe me babain tim, kisha vizituar anen e radios. Sa here kur futesha ne kete ndertese te madhe, i shikoja me aq embelsi te gjthe te punesuarit, thoja o Zot sa te mire jane, por edhe shume te bukur, te gjithe si yje Hollivudi.
Vizita e fundit ishte kur na thiren pas vdekjes se babit tim. Pasi dola thash me vete ndoshta kur nuk do ta vizitoj me MTV.
Andaj anjehere njeriu nuk duhet te flas prej perpara per dicka qe do te ndodh ne te ardhmen.
Ja fati e deshti qe edhe une te vijoj punen ne te njejtin institucion ne TV...
Cdo gje me dukej si enderr sepse kur se kisha menduar se do ta vazhdoja rrugen e babit tim.
Madje nuk e kisha kryer fakultetin per gazetari...Eh sa e sa here babi im me thoshte, ti bije do te behesh administratore dhe do te rish ne zyre, po po i thoja, e bindur se ky ishte profesioni im i ardhshem.
Cdo fillim eshte i veshtire. Mund ta paramendoni si eshte dita e pare ne pune.
Shtepia e madhe ka shume banues, aty u njoha me plot kolege dhe karaktere te ndryshem dhe kuptohet nuk eshte cudi se ne nje familje 4 antareshe gjen kater "parti" te ndryshme e jo me ne nje shtepi si kjo qe eshte
Aty i takova shoket dhe shoqet qe edhe sot qe bera nje vite qe jam ne kete medium, i kam "shoke per koke". Po aty njoha Husametin Ginen kolegun me te mire nga redaksia turke, i njoha shume kolege qe me respektojne njoha Amirin dhe Sametin" bilazeret", njoha Memon "ciao ", njoha babain tim te dyte Alushin-kameramanin, njoha Hamiden, Meliten, teta Shpresen, njoha shume e shume kolege si Valmirin, Flutren,Meriten,Naimin,Ejupin,Floren,Fatosin,Bekimin, teta LuizenNandin...........
Aty u njoha me shume cka duke mos i tejkaluar edhe thashethemet. Kete e quaje te natyrshme ne nje shtepia kaq gjigante edhe kete e has...Ndonjehere them ehu o Zote pse me prure ketu nder kohe kur jam larg MTV ndjehem keq, them dua te kthehem atje, te zenkat, te tashethemat, puna stresante, shoqeria, te jeta ime sepse atje pos elementeve negative qe dominojne ka edhe pozitive.
Atje une ndjeva dashurin e paster shoqerore, po po atje une takova njerez me zemer te pastes si loti, qe me kane ndihmur ne cdo peripeci qe kam hasur qofte gjate punes qofte nga merzija e castit. Aty ne MTV mu plotesua mungesa e shprazetires prinderor, po po atje une rilinda...
Atej mesova cka eshte stresi, agresiviteti, ankthi por edhe cka eshte shoqeria.
Tash sodo te them te urrej MTV po aq kthehem e them MVT po aq te dua.
Posted by Rina TURKESHI at Monday, February 18, 2008 0 comments
Labels: Lajm MRT
I përgatitur për Evropë - FORD Kuga
Së shpejti (në maj të këtij viti) në salonet e automobilave do të paraqitet Fordi i parë crossover me emrin Kuga, me të cilin emër do të njihet shpejtë.
Do të ketë sistemin 4X2 si dhe 4X4.
Sa u përket motorëve do të dominojë 2.0 durotorq TDCi pra dizel me 136 KF, me 340 Nm në 2000 min, por do të ketë kuptohet edhe 2.0 kubikëshi me motor benzin.
Paleta e motorëve do të jetë e zgjeruar, por do të ofrohet edhe sistemi hibrid i parë të Fordit evropian.
Kuga do të mund të lëvdohet me kompakt dhe sport-vozitje. Por edhe me hapësirë të madhe, sin ë karriket e parme ashtu edhe në ato të pasme.
Dera e bagazhit do të fsheh hapësirë prej 360 litrave, që me shtrirjen e karrikeve të pasme arrin deri në 1355 l vend.
Posted by Rina TURKESHI at Monday, February 18, 2008 0 comments
Labels: Automobilizem
Shtiret si i verbër 40 vjet për shkak të pensionit invalidor
Posted by Rina TURKESHI at Monday, February 18, 2008 0 comments
Labels: Lajm MRT
Ford Ka- për herë të parë me motor dizel!
Ford Ka i Ri do të jetë në treg për blerësit në fund të këtij viti, për çmim prej diku rreth 10.000 euro, ndërsa do të shfrytëzojë platformën e Fiat 500. Si edhe modeli i vjetër, sa i takon dizajnot do të ketë ndryshime në krahasim me modelet tjera të Fordit.
Nga Fordi bëjnë të ditur se Ka do të jetë i suksesshëm si Fiat 500, që me të vërtetë është problem për ta besuar. Që në fillim mund të shihet se Ka nuk e ka trend-stilin e Fiat 500.
Motori gjithashtu do të merret nga Fiat 500. Për herë të parë do të jetë në dsiponim motori dizel prej 1.3 kubikësh, Multijet dhe 75 KF. Do të gjenden edhe dy motorë benzin; 1.2 me 63 KF dhe 1.4 me 100 KF.
K-ja e Re oficialisht do të prezentohet në panairin e Parisit në Tetor të këtij viti, që don të thotë se do fillojë me shitje menjëherë pas kësaj.
Posted by Rina TURKESHI at Monday, February 18, 2008 0 comments
Labels: Automobilizem
Ne prag te pavarsise se Kosoves qytetaret e Shkupit japin keto komente
Posted by Rina TURKESHI at Monday, February 18, 2008 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Shen Valentini dita e te dashururve ne Shkup u prit ne kete menyre
Posted by Rina TURKESHI at Monday, February 18, 2008 0 comments
Labels: MRT Video Lajm
Sunday, February 17, 2008
Parlamenti i Kosovës e solli Pavarësinë e Kosovës
Nga 109 deputetë të Parlamentit të Kosovës, 109 votuan “për” deklaratën e Pavarësisë. Deklaratën e nënshkruan Kryetari i Qeverisë, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
“Dita e sotme simbolizon fundit e një procesi të gjatë. Kosova do të jetë shtet e të gjithë qytetarëve. Do të jetë shtet i tolerancës, shtet multietnik, e orientuar kah Unioni Evropian”, tha Thaçi.
Ai deputetëve ju drejtua me fjalët “Kosova do të ndërtohet që nga fillimi dhe që nga fillimi do të duhet të ndërtohen edhe institucionet”.
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, February 17, 2008 0 comments
Kosova, SOT (e djelë) e pavarur
Kosova, shteti më i ri në botë, do të shpallet e pavarur sot, në orën 15:00. Një axhendë e shpërndarë ka zbuluar përfundimisht se shpallja e mëvetësisë do të bëhet pikërisht në ditën e pritur, sot, e diel 17 shkurt. Deri më tani, këtë datë nuk e ka konfirmuar asnjë lider i besueshëm politik, për shkak të shqetësimeve që ndërlidhen me sigurinë, të imazhit që do të dalë nga Kosova atë ditë dhe të ngjarjeve në Serbi.
Kjo axhendë është përgatitur disa ditë më herët, por është shpërndarë vetëm pas disa ngjarjeve të rëndësishme që kaluan - zgjedhjeve në Serbi, inaugurimit të Presidentit serb, Boris Tadiç, dhe mbajtjes së seancës së Këshillit të Sigurimit. Pikërisht pas takimit në Nju Jork të ambasadorëve të vendeve anëtare është konfirmuar se procesi i shpalljes është i pashmangshëm.
Kështu, vendi plotëson një proces të gjatë, fillimisht të krijimit të aspiratave shtetërore, luftës për to dhe realizimin e tyre pas një periudhe të gjatë të negociatave, të cilat do të rezultojnë me një shtet shumetnik, atributet e të cilit dalin pikërisht nga propozimi i Marti Ahtisarit. Duken rrethana të mrekullueshme për natyrën e Ballkanit - moti është i përshtatshëm, trupat e NATO-s gjenden në terren dhe sidomos fjalori politik është tejet i kontrolluar. Trupat e KFOR-it kanë demonstruar prezencën e tyre këto ditë, ndërkohë që janë reklamuar në masë të madhe forcat kosovare të sigurisë.
80 tonë fishekzjarre për festimet
Duke ditur traditën shqiptare dhe ballkanike se gëzimet nuk përjetohen si duhet pa krisma, Këshilli Organizativ i Pavarësisë ka vendosur ta vazhdojë këtë ritual. Nga rreth 1 milion euro që qeveria i ka vënë në dispozicion për t‘i shpenzuar për këtë ditë, Këshilli Organizativ ka vendosur që të ndajë disa për fishekzjarre. Në këtë mënyrë, rreth 80 tonë fishekzjarre janë sjellë nga Bullgaria në Kosovë, ndërkohë që në tërë territorin e vendit përcjelljen e ka bërë policia. Burime qeveritare thanë për "Express" se 80 mijë kilogramë fishekzjarre, përveç kryeqytetit të Kosovës, do të shpërndahen edhe në qytete të tjera të vendit.
"Policia ka bërë përcjelljen e tyre. Ato janë dërguar në vendin e posaçëm dhe do të jenë gati në ditën festive", thanë burimet. Sipas tyre, për sjelljen e kësaj sasie fishekzjarresh, veç kontrollit të zakonshëm në doganë, lejen është dashur ta japë edhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Azem Rexhaj, drejtor i këtij komisioni, thotë se KPMM-ja bën licencimin e importit dhe deponimit të tyre. "Kompanitë importuese janë përgjegjëse për shpërndarjen e fishekzjarrëve, e bëjnë shpërndarjen sipas kërkesave të tregut", thotë Rexhaj. Ai sqaron se puna e këtij komisioni është të sigurohet nëse fishekzjarret janë të certifikuara konform standardeve ndërkombëtare. "Po, mund ta konfirmojmë se policia ka bërë përcjelljen e fishekzjarreve nga kufiri deri në vendin e caktuar", tha Veton Elshani, zëdhënës i policisë.
Axhenda
E diela e pavarësisë
10:00
Kryeministri shkon nga qeveria në Parlament dhe dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit
11:00
Kryeministri publikon kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit
12:00
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
13:30
Takimi i grupeve parlamentare
15:00
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
18:00
Deklaratë nga të tre liderët në hotelin "Grand", në
18:30
Paraqitja e obeliskut të pavarësisë përpara Pallatit të Rinisë në Prishtinë
19:00
Koncerti i Filarmonisë së Kosovës në hollin e koncerteve "1 Tetori"
20:00
Koncert në sheshin e qytetit
22:50
Presidenti dhe Kryeministri u drejtohen qytetarëve të Kosovës
23:00
Fishekzjarre të ngritura në katër pjesë të ndryshme të Prishtinës
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, February 17, 2008 1 comments
Labels: Lajm MRT
Saturday, February 16, 2008
Kosova mban frymën deri dekikun e fundit
Pak pas orës 22.30, një sasi tritoli ka shpërthyer në lagjen "Çeta e Minatorëve" në Mitrovicën e veriut, matanë Ibrit, e cila banohet nga serbët. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka alarmuar menjëherë KFOR-in, UNMIK-un, si dhe institucionet e tjera ndërkombëtare që ndodhen në Kosovë. Me gjithë qetësimet e Shërbimit Policor të Kosovës, zëdhënësi i të cilit, Veton Elshani, tha për "Shqip" se është një ngjarje e izoluar pranë banesës së një qytetari, incidenti nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi ndodhi fare pranë zyrës së observatorëve të Bashkimit Evropian në Mitrovicën e Veriut. Sot në mëngjes mbërrin në Prishtinë kontingjenti i parë i misionit civil të BE-së prej 1800 punonjësish civilë e policë, të cilët duhet të instalohen në të gjitha anët e Kosovës, e veçanërisht në enklavat e banuara nga serbët. Pikërisht hyrja e misionit të Bashkimit Evropian ka qenë një nga shkaqet e tjera të tërheqjes së Thaçit për ta deklaruar datën dhe orën e shpalljes së pavarësinë. Ndërkaq, për të qetësuar situatën, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës citon pikërisht Kryeministrin Thaçi në përgjigjen e dhënë për "Shqip", që "axhenda e pavarësisë nuk ka ndryshuar". Pra, të dielën pasdite, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të votuar deklaratën e sovranitetit dhe lindjen e shtetit më të ri në botë.
"Edhe pse nuk do të bëjë dëm të madh, Beogradi nuk do të qëndrojë duarkryq", thotë Edita Tahiri, një nga deputetet kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, në pushtet. Një fakt që na e konfirmojnë edhe zyrtarët e qeverisë, të cilët bëjnë të ditur se bllokada e paralajmëruar nga Kryeministri Koshtunica, do të vihet në fuqi që të hënën në mëngjes, por që nuk do të ketë efekt. Por Prishtina nuk ka qëndruar duarkryq për të marrë masat antibllokadë. Qeveria e Kosovës e ka shpallur vendin në "krizë emergjence" për sa i përket furnizimit me energji elektrike, duke autorizuar Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, që të sigurojë sasinë e duhur të energjisë që mund të ndërpritet nga
Posted by Rina TURKESHI at Saturday, February 16, 2008 0 comments
Labels: Lajm MRT
Friday, February 15, 2008
Për pavarsinë e Kosovës
Burri dyzetvjeçar Musa Gashi, nga Drenasi, ka bërë rreth 40 kilometra rrugë për të ardhur në Prishtinë që t‘ia shtojë shkëlqimin e bardhësinë bazamentit të monumentit të Heroit legjendar shqiptar në prag të ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky punëtor i një firme ndërtimi, e quajtur "Krapi", e ka kryer misionin e vet, ndërsa në gjithë Prishtinën shumë qytetarë bëjnë nga një punë për ta zbukuruar kryeqytetin për festën e madhe.
Me moton "Një Kosovë e re, një imazh i ri", Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shpallur fushatën për rregullimin dhe pastrimin e mjedisit para shpalljes së pavarësisë, "për t‘ia shtuar bukurinë festimit", siç është shprehur ministri, Mahir Jagxhillar.
"Në këto ditë të shpalljes së pavarësisë, Kosova mirëpret mysafirët, delegacione të ndryshme ndërkombëtare dhe media botërore, prandaj ka rëndësi që të kemi një Kosovë me mjedis të pastër", tha ministri Jagxhillar, që është nga komuniteti turk.
Shitësit e gazetave në bulevardin "Nëna Tereza", afër Hotelit "Grand", ku Qeveria ka hapur edhe një Qendër për median, thonë se kurrë nuk janë shitur gazeta sa këto ditë.
"A e kanë sot gazetat datën e pavarësisë?.. kur do ta kenë?...", është pyetja e shumë njerëzve, thonë gazetashitësit.
Kompania “Coca Cola”, do jetë njëri nga donatorët në festimin e Ditës së pavarësisë, duke ofruar mbi 4 mijë pije gjatë festimit të kësaj dite.Kryetari i komunës, Isni Kilaj, tha se përveç dhjetë mijë eurove të ndara nga komuna, janë ofruar edhe donatorë lokal për të financuar aktivitetet për këtë ditë, ndërsa kompania “Coca Cola”, gjegjësisht përfaqësuesi i saj, Amir Tusuni, e ka njoftuar Kilajn për donacionin e kësaj kompanie, e cila ka zgjedhur edhe Malishevën si njërën nga komunat ku do të jetë donator.
Përndryshe, gjatë këtij takimi, Kilaj i njoftoi liderët e fshatrave për organizimet e parapara, si dhe kërkoi nga ta që t’i bashkohen aksionit për pastrimin e ambientit edhe nëpër fshatrat e tyre.
Ndërsa për Malishevë, Kilaj tha se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për festimin e Ditës së Pavarësisë, si dhe njoftoi se ka marrë udhëzimet e duhura edhe nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
Me rastin e shpalljes së pavarësisë edhe në Tiranë nuk do të mungojnë aktivitetet festive, njofton agjencia e lajmeve INA. Pushteti lokal në Tiranë ka njoftuar se të dielën do të mbahet manifestimi "Shëtitje e lirisë".Pushteti lokal në Tiranë ka njoftuar se të dielën do të mbahet manifestimi "Shëtitje e lirisë", i cili përfshin edhe program kulturoro-artistik. Për festën e pavarësisë sheshet në Tiranë të dielën prej orës 10 deri në ora 18 do të mbyllen për qarkullim.
Sipas mediave, shumë qytetarë shqiptarë të dielën do të udhëtojnë në Kosovë që të marrin pjesë në shënimin e kësaj dite historike për shqiptarët.
Shpalljen e pavarësisë nuk do ta festojnë vetëm shqiptarët. Janë edhe komunitetet pakicë, turqit, boshnjakët, goranët, ashkalinjtë, romët, të përfaqësuar edhe në institucione, që janë dhe punojnë për pavarësinë.
Posted by Rina TURKESHI at Friday, February 15, 2008 0 comments
Labels: URIM
Madona për 5 milionë dollarë në Mal të Zi
E pazëvendësueshmja kralicë e pop-muzikës MADONA, nga fundi i verës për pesë milionë dollarë do të debiton në një nga plazhet e Budvës, bëjnë të ditur mediumet e Malit të Zi.
Madona, që këtë vit me tur të madh festoon 50-vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e saj në skenë do të këndojë në vendin e njejtë ku para disa kohë u prezentuan edhe Roling Stonat. Duheshte vetëm një muaj bisedime si dhe 5 milionë dollarë që kralica në suaza të turit të saj të vizitojë edhe Malin e Zi.
Një rol të rëndësishëm në sjelljen e madonës në mal të Zi luajti edhe Maroviq, nënkryetari i Partisë Demokrate të Socialistëve të Malit të Zi, i cili e bindi Madonën të pranojë ofertën për një kohë shumë të shkurtër.
Koncerti do të jetë nga fundi i gushtit apo javën e parë të Shtatorit. Informata të tjera nuk jepen…
Posted by Rina TURKESHI at Friday, February 15, 2008 0 comments
Labels: Lajm MRT
Zajmina zbuloi ngushëllimin
Nuk i ka zgjatur shumë dhimbja e ndarjes nga Turi, njeriut me të cilin këngëtarja seksi Zajmina Vasjari e shihte veten në altar. Kështu bëjnë të ditur mediat shqiptare, pasi që pati shumë zëra praën saj të cilët flasin për një lidhje të re dashurie, ku Zaji e ndjen veten më të lumtur se kurrë. Por, ndryshe nga historia e fundit ku ajo nuk nguroi ta bëjë edhe publike në media, sipas gazetës “Korrieri” këngëtarja për djalin e ri nuk preferon të japë shumë detaje.
Mendohet se ai është 28 vjeçar, goxha simpatik e kjo e ka bërë për vete Zajminën. “Ka të ngjarë që ai ta ketë shoqëruar edhe në udhëtimin e këtyre ditëve në Maqedoni, ku ajo po punon për realizimin e videos së re muzikore, që do të jetë një tjetër surprizë për fansat e saj”, bëjnë të ditur mediat shqiptare.
Posted by Rina TURKESHI at Friday, February 15, 2008 0 comments
Thursday, February 14, 2008
MILLER paiset me patentë shoferi
Sienna Miller është duke festuar, pasi që me sukses të madh ka kaluar testing e ngasjes së veturës. Aktorja simpatike, Miller, me sa duket më nuk do të ketë nevojë të vrapojë pas taksive apo autobusëve, pasi që dje ka arritur të kalojë me sukses testing e vozitjes. Ylli i “Factor Girs” e cila dy herë më parë ishte rrëzuar nga provimi për patentë shoferi, dje me sukses arriti ta kalojë, dhe se tash ka filluar të vizitojë ueb faqet e ndryshme të internetit, që merren me shitjen e veturave luksoze.
Thuhet se ajo është e interesuar të paguajë më shumë se 60.000 dollarë, për një veturë luksoze. “Herën e parë u rrëzova nga testi pasi që nuk i dija disa pyetje, kurse herën e dytë gjatë vozitjes nuk isha e kujdesshme, pasi që nuk e shikova në këndin e vdekur”, u shpreh bukuroshja Miller. Aktorja 26 vjeçe, ishte e vendosur të paiset me patentë shoferi, pasi që javën e kaluar tërë kohën ka qëndruar e mbyllur në shtëpi duke mësuar.
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, February 14, 2008 0 comments
Labels: kurjozitete
Së shpejti Accord i Ri
Premiera e Accord-it të Ri ishte caktuar për Panairin e Gjenevës, por kompanija japoneze vendosi që prej tani të
Do të ofrohen dy modele, pra sedan dhe karavan, prej të cilit në tregut perëndimor 90% do të jenë karavan. Ndërsa për tregun tonë dihet se më e preferuar është sedani.
Për dallim nga pjesa e jashtme (e cila do të pësojë disa ndryshime), brendësia është krejtësisht e ndryshuar dhe ngjason me stilin Honda Legend, që ka vetëm merita. Kualiteti i materialeve siç shihet është më i mirë. Oferta për hapësirë në brendësi do të rritet në të gjitha drejtimet, para së gjithash për udhëtarët në karriken e pasme.
Si risi për sa u përket motorëve do të paraqitet motori i ri dizel 2.2 me 150 KF, ndërsa motorë benzin do të përbëhen prej 2.0 dhe 2.4, pra 155 dhe 200 KF.
Në treg do të vjen në Qershor, ndërsa çmimi do të sillet sipas modelit të vjetër.
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, February 14, 2008 0 comments
Labels: Automobilizem
Wednesday, February 13, 2008
GEZUAR FESTEN E TE DASHURUARVE
URIME TE GJITHE FESTEN E SHEN VALENTINIT, JU UROJ TE DASHURONI PA KUFI... DASHURIA E MBAN NJERIUN GJALLE, NUK KA NDJENJE ME TE KENDSHME SE DASHURIA.NDAJ PER ATA QE AKOMA NUK JANE DASHURUAR U DESHIROJ QE SA ME SHPEJT TE GJEJNE SHPIRTIN E TYRE BINJAK SEPSE NJE FJALE E URTE THOTE:"ME MIRE TE KESH DASHURUAR DHE KJO DASHURI TU KETE DESHTUAR, SE SA TE MOS KENI DASHURUAR KURR
Posted by Rina TURKESHI at Wednesday, February 13, 2008 0 comments
Labels: SHEN VALENTINI
FESTA E TË DASHURUARVE NËPËR SHEKUJ-SHEN VALENTINI
Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë llojë riti.
Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t'ja jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Ne atë periudhë, 14 Shkurti festohej në Francë, Itali, Gjermani etj.
Në një fshat të vogël të Francës, pleqtë e fshatit ndaheshin në dy grupe dhe shëtisnin shtëpi për shtëpi për të zgjedhur të rinjtë të cilët dilnin nëpër dritare dhe thonin emrat e njëri-tjetrit, e më pastaj vajza i dërgonte një veshje të re si shenjë ftese mashkullit për mbrëmjen e njohjes që organizohej në qendër të qytetit. Nëse ftesa i pranohej nga djali, si përgjigje vinte një shishe vere. Atë natë në mbremjen e Shën Valentinit, nëse vajza apo djali nuk e pelqenin njëri-tjetrin, po atë natë ndizej një zjarr i madh dhe digjeshin të gjitha veshjet që ishin dërguar për ftesë. Në vitin 1776 kjo tradite u ndalua.
Në shekullin e 18-të, shfaqen kartolinat e para për ditën e dashurisë. Ishte zakon që ato kartolina të punoheshin vet nga personi që do i dërgonte. Kartolinat zbukuroheshin me germa të florinjta dhe dantella. Në to shkruhej poezi dashurie, dhe më pastaj dërgoheshin. Ndërsa disa kartolina zbukuroheshin me zemra dhe brenda i futej qeskë parfumi. Këto kartolina sot ruhen si antikitete të vlefshme nëpër muze. Mbas vitit 1850 u shtypën kartolinat e para për ditën e shën Valentinin dhe u nxorën në treg për t'u shitur. Që prej asaj kohe, shën Valentini u përdor edhe për interese fitimi në biznes.
Posted by Rina TURKESHI at Wednesday, February 13, 2008 0 comments
Labels: SHEN VALENTINI