Wednesday, April 16, 2008

Panairi I Shkupit


KOHA PËR LIBRA


Gjatë këtyre ditëve në Arenën Metropolis në Shkup, për të njëzetën herë me rradhë njerëzit do të afrohen me librin.

Manifestimin kulturor ndërkombëtarë “Ditët e librit-2008” në mënyrë solemne u hap nga Zevendës ministri i Kulturës, Sllobodan Despotovski dhe adhuruesit e tjerë të fjalës së shkruar.

Çdo libër ka dy autor, ai që e shkruan dhe ai që e lexon. Ndaj unë do ta parafrazoj një regjisori dhe producent botëror nga Hollivudi, se të merresh me aktrim nuk do të thotë se je i çmendur, kjo vlen edhe për veprimtarinë letrare”, tha Despotovski gjatë hapjes .

Panairi i Shkupit kishte pamjen e një bibloteke gjigantë e cila mund të furnizoj një popull të tërë me libra. Shtëpit botuese shqiptare ofronin literaturë nga të gjitha zhanret dhe botimet e fjalës së fundit.

“I kemi të gjithë botimet më të reja “, informuan përfaqësuesit e shtëpive botuese shqiptare nga Maqedonia dhe Shqipëria.

“Ky është viti i katërt që marrim pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Shkup. Këtë vit për lexuesit ofrojmë botime të reja ndër to do të vecoja botimin e prof.dr.Zejnulla Grudës “Të drejtat e njeriut”; “E drejta penale” e prof dr.Vllado Kambovskit, fjalori terminologjik juridik “Shqip-Maqedonisht Maqedonisht –Shqip”e Mr.Afrim Osmani si dhe vepra kushtuar islamit: “Historit e profetëve”, “Njerës të dashur” etj.” tha Muhamed Murtezi nga Shtëpia Botuese “Furkan”.

“Ne më shumë ofrojmë botimet shkollore, pjesë e tyre janë historit e atlaseve, librat psikologjik dhe studimet shkencore. Botimin që do ta vecoja për lexuesit është “Cështja e Shën Naumit” e Monika Shoshori Stafa”, u shpreh, Driton Ajrullai nga shtëpia botuese “Albas”.

Ndërkohë Shtëpia Botuesë “NUN” që vepron në kuadër të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë nga Maqedonia sëbashku me shtëpit botuese Thesari, Shkupi dhe Asdreni, ofron kryesisht libra fetar por duke mos u anashkaluar tituj e tjere si romanin “ Lufta e Canakalasë”, “Vakëfet në Maqedoni”, si dhe vepra të tjera të shkruara në proze.

“Mburoja”, “Pyetje-përgjegje për çështjen e gruas në islam”, “Sinqeriteti”,”Bazat e imanit në dritën e kuranit dhe sunetit” janë veprat që ua rekomandoj lexuesve,”tha Muhamed Bajrami nga sh.b”NUN”.

Ndersa shtepia botuese”Onufri” nga Shqipëria ofronë libra të shkrimtarëve tanë duke filluar nga Naim Frashëri e deri te Ben Blushi.

“I kemi të gjithë veprat e Kadaresë; “Orë e fundit” e Lumo Skendos, vëllimin e tretë të “Historia e popullit shqiptar“ Të jetosh në ishull” të Ben Blushit e shumë të tjera”, spjegoi Blerim Hoxholli nga sh.b “ Onufri”

Panairi “Ditët e librit 2008” do të qëndroj i hapur deri më 20 prill.

No comments: