Friday, April 4, 2008

Naomi Kembel është arrestuar në Hitrou

Supermodelja Naomi Kembel është arrestuar në aeroportin e Londrës pasi ka pështyer një polic, deklaron televizioni "Sky News".

Zëdhënësi i policisë ka pohuar se një femër është arrestuar në terminalin 5 për shkak të sulmit ndaj policit, por ka mohuar të zbulojë identitetin e sajë dhe moshën.

Edhe kompania e cila udhëheq aeroportin nuk ka dashur të komentojë të thënat e mediave.

Modelja britaneze tanimë veç ishte e detyruar te kalojë nëpër programin e kontrollit te tërbimit, për shkak se ka një dosie të gjërë për shkak të sulmeve fizike ndaj bashkëpunëtorëve të sajë.

Gjatë vitit 2000, ajo në Toronto ka pranuar se ka rrahur bashkëpunëtoren e sajë, në kohën e incizimit të filmit në Kanada....

Në atë kohë me Prokurorinë është dakorduar që të shprehë keqardhje për veprimet e saja, dhe prandaj ka “ikur” pa dënim, dhe incidenti është fshirë nga dosja e sajë.

Gjatë Janarit, ka pranuar se ka goditur punëtoren e sajë me celular, gjatë një zënke rreth disa “xhinsave të humbura”.

No comments: