Wednesday, April 9, 2008

Lind bebe me dy fytyra

Bebe vajzë me dy fytyra-dy hunda, dy buzë dhe dy palë sy, ka lindur në një fshat në Indinë perëndimore, e cila shumë mirë përparon si dhe e respektojnë si një Zot hindus.

Mbi njëqind axhilerë e vizituan Lali-n, beben që sapo ka mbushur një muaj, dhe prindërit e saj të varfër, që ta prekin pra ta vizitojnë.

“Ajo pin qumësht nga të dy gojat si dhe hap e mbyll sytë të gjithë, pra të katërt njëherësh”, thotë Sabil Ali, doktor nga spitali “Saifi”.

“Ajo të gjitha i ka nga dy, përveç veshëve pra të cilat I ka vetëm dy (pra një palë).

“Ajo ka jetë normale dhe nuk ka probleme me frymëmarrjen”, shton Ali, duke theksuar se asaj patjetër duhet të intervenohet me operacion.

Prindërit e Lali-t, Vinod dhe Sushma Sing, janë martuar në shkurt të 2007, a Lali është fëmija e parë e tyre.

“Në fillim kishim probleme, nuk dinim se a ta pranojmë apo?, por tani gjithçka është në rregull”, thotë Sushma Sing. “Ajo është si të gjithë bebet e tjera”.