Saturday, April 12, 2008

Maqedonia mes vendeve që sigurojnë fuqi punëtore në tregun e punës në Shqipëri

Tiranë, 11 prill (MIA) - Ministri shqiptar i Punës Kosta Barka informoi se qytetarët e disa shteteve, mes të cilave edhe të Maqedonisë, marrin pjesë në sigurimin e fuqisë punëtore në tregun e punës në Shqipëri.

Duke e prezantuar propozim-ligjin e ri për marrëdhënie pune, Barka kumtoi se vende të tjera, krahas Maqedonisë, shtetas të së cilës participojnë në tregun shqiptar janë Italia, Turqia, Kina dhe Bullgaria, si dhe rreth 500 qytetarë të huaj, të cilët momentalisht zhvillojnë veprimtari në sferën e tregtisë, ndërtimtarisë, arsimit, shërbimeve dhe sektorit bankar.

Barka theksoi se ligji i ri për marrëdhënie pune bazohet në obligimet të cilat Shqipëria i ka ndërrmarrë me Marrëveshjen e stabilizim-asociimit me BE-në dhe do të parasheh trajtim të barabartë të qytetarëve të huaj në tregun shqiptar të punës.

Sipas tij, në ligj janë zbatuar përvojat pozitive nga legjislativa e disa vendeve nga BE-ja, si Greqia, Italia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania.

No comments: