Tuesday, April 8, 2008

Mercedes rifreskon modelin B-Class

Prodhuesi gjerman i automjeteve, Mercedes, pas vetëm tri vitesh ka ri dizajnuar automjetin e tij B-Class, i cili pos tjerash ka fituar edhe motorë 7 për qind më ekonomik.

Sikur edhe deri më tani, ai do të gjendet me gjashtë lloje motorësh - dy me naftë prej 109 dhe 140 KF, si dhe katër me benzinë nga të cilët më i fuqishmi ka 193 KF.

Blerësit mund të vendosin për sistemin ECO start-stop dhe modelin flex-fuel me mundësi të përdorimit të benzinës të zakonshme dhe gazit natyror të ngjeshur.

Ndryshimet vizuale paraqesin pamje tjetër të përparme me maskë të re të ftohësit, ndriçim ndryshe të prapmë dhe mbrojtës të ri.

As enterieri nuk ka shpëtuar nga ndryshimet e bëra.

1 comment:

Anonymous said...

Hello. This post is likeable, and your blog is very interesting, congratulations :-). I will add in my blogroll =). If possible gives a last there on my blog, it is about the OLED, I hope you enjoy. The address is http://oled-brasil.blogspot.com. A hug.