Friday, January 4, 2008

Zbardhet identeti i policit të vrarë




Pjestari i njësitit policor “Tigrat“, Zoran Markovski(40) nga fshati Milladinovc i Shkupit është polici i vrarë dje pasdite në lagjen Autokomandë të Shkupit nga një sulm i armatosur nga persona ende të panjohur, njofton agjencia INA.

Dy policët e tjerë të plagosur janë M.S(36) dhe G.M (35). Patrulla e kësaj ekipi policor që po kthehej nga terreni ishte sulmuar me breshëri armësh automatike nga një autoveturë në lëvizje në lagjen Autokomandë në dalje të Shkupit. Autovetura e tipit “Opel Vectra” nga u sulmua policia është gjetur më vonë në dalje të lagjes Hasanbeg rrugës për në fshatin Haraçinë. Në autoveturë policia ka gjetur një raketahedhës, dy pushkëautomatike, një pushkëmitralozë dhe armatim të llojeve të ndryshme. Policia bëri të ditur sot se po vazhdon hetimet në kërkim të autorëve të sulmit të policisë. “Policia po vazhdon hetimet intensive, mirëpo deri tani nuk ka elemente të reja”, theksoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, njofton agjencia INA. Pjestarët e policisë së Maqedonisë në shumë raste kanë qenë viktima, mirëpo deri tani nuk është zbuluar asnjë nga autorët e vrasjes, duke filluar nga vrasja e trefishtë e tre policëve në hyrje të fshatit Haraçinë në vitin 2000. Muajin e kaluar u vra një pjestarë i policisë për ndërhyrje të shpejtë në një lokal nate në Shkup, pas një zënke me kolegë të tij.

No comments: