"Me të nuk nënkuptohet arritja e vendit ku dielli lind apo perëndon, apo që ai e arriti ta prekë atë si trup qiellor, sepse dielli udhëton nëpër qiell pa i prekur tokën dhe se ëshë aq i madh sa asnjë burim ujor tokësor nuk mund ta përfshijë.
Por, me të nunkuptohet se ai arriti cakun e tokës së populluar në lindje dhe perëndim,
kësisoji e gjeti atë- sipas të parit të tij- tek perëndonte në një burim me ujë të zi, ashtu siç
na ndodh dhe neve kur e vështrojmë nga plani i një toke të rrafshet, ku të jepet përfytyrimi sikur dielli po fundos brenda asaj toke.
Kjo është dhe arsyeja pse ai tha: "Deri kur arriti vendlindjen e diellit, e gjeti atë se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonj mbulojë prej tij (diellit)." 18:90 Me këtë nuk
nënkuptohet se ai (dielli) i prekte apo
gjitej pas tyre, por që ata janë të parët tek të cilët ai lind. Ndoshta ky burim është pjesë e detit dhe dielli perëndon pas, me ose në të, kështuqë propozimi zë vendin e një mbiemri dhe Zoti e di më së miri."
"Kur Dhulkarnejni arriti pikën më të largët perëndimore dhe ku nuk kishte më tokë të populluar, pa sikur dielli po perëndonte në një ujë të zi, gjë që nuk ndodh në reailtet. E njëjta ndodh edhe kur detari sheh sikur dielli po perëndon në det, por në realitet ai perëndon mbrapa detit.
Derisa arriti perëndimin e diellit" nënkupton se ai ndoqi një rrugë të caktuar derisa arriti tokën më të largët që mund të merrte nga perëndimi. Përsa i përket arritjes së perëndimit të diellit në qiell, ëshë diçka e pamundur. Lidhur me historitë dhe tregimet që kanëtransmetuar njerëz të ndryshëm se ai udhëtoi nëpër tokë për një kohë derisa arriti diellin që po perëndon pas tij, janë të pavërteta, shumica e të cilave janë mite të Ithtarëve të Librit apo shpikje gënjeshtarësh. "Ai e gjeti atë të perëndojë në një burim me ujë të zi" nënkupton se ai pa diellin sipas shikimit të tij, të perëndojë në një oqean, gjë të cilën e sheh çdokush kur ulet në një breg deti, ku dielli ngjan sikur fundoset brenda tij.
Tuesday, January 8, 2008
BUKURIT E PERENDIMIT TE DIELLIT
Posted by Rina TURKESHI at Tuesday, January 08, 2008
Labels: BUKURIT E NATYRES
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment