Saturday, January 26, 2008

Balenat jane paraaredhes te gjitareve ne toke

Balena klasifikohet si gjitar ujor që jeton në të gjithë oqeanet e botës. Me termin “Balena” mund të kuptohet një grup i gjërë gjitarësh ujorë, por në shumicën e rasteve kjo fjalë përfshin grupin e gjitarve ujorë të balenava. Gjatë riprodhimit balenat nuk e lejnë ujin dhe janë kafshët me përmasa më të madha që banojnë ujrat.


Balenat formojnë një familje në vete dhe nuk duhen ngatarruar me familjen delphinidae ose platanistoidea, një gjë kjo që ndodh shpesh kur i referohemi Orkës, që në klasifikim nuk është balenë por delfinë.

Me kalimin e kohës mendohet se balenat kanë kaluar në faza të ndryshme evolimi duke pësuar ndryshime në materialin eADN-së. Po sipas kësaj ideje mendohet se balenat (së bashku me grupe të tjera kafshësh ujore ose peshqish) janë paraardhësit (kryesisht të atyre kafshve që formojnë bashkësinë e kafshve thundërake si hipopotami, devetë, deleve e të tjerë) gjitarve në tokë. Mendohet se këta gjitarë janë futur në botën ujore duke u evoluar sipas kushteve detare, 50 000 000 vjet më parë.

Shumë studjues pranojnë faktin se ka ngjashmëri ndërmjet veshit të balenave dhe veshit të njeriut. Kuptohet që balenat kanë përshatur “një dëgjim” sipas kushteve të ujit por prap në anotomi ka ngjashmëri të dukshme.

No comments: