Saturday, January 5, 2008

Ibrahim Egriu me shokët ne Diasporë:

 
  Requiem per Dr. LUTFI TURKESHI
  ( Dheu i Nëntë Maleve të Dibrës së Madhe të qoftë i lehtë ! )
   
 Porsi rrufe, me indinjim të papërshkruar e
me lotë në sy,
pranuam lajmin e kobshëm
për vdekjen e menjëhershme dhe

të papritur të kolegut tim
shumë të dashur,

doktorit të parë
dibran në lëmin e gazetarisë,

të kryetarit të "Art-Klubit"
të Shkrimtarëve në Dibër:
Dr.Lutfi Turkeshi,
kryeredaktorit
të radio-emisionit
të Shkupit në gjuhën shqipe,

të publicistit e historianit e të njeriut të mirë,
humanistit dibran e me zemër të Madhe.
Ti ishe ndër dibranët që më së shumti më nderove, o Lutfi !
Ti, ishe i pari që në prill të vitit '69 erdhe të më
vizitosh në Kaçanik dhe aty,papritur e pakujtuar,
m’u ofrove e më përqafove plot mall
gjatë provave që bënim gjatë përgatitjes së dramës “Nora“!
Ti, sa herë që vija për vizitë në Dibër,
gjithmonë më intervistoje dhe,
në vazhdën e ngjarjeve më dramatike në Iliridë,
rreth 6 muaj pa ndërprerje
për radio-emisioni në gjuhë shqipe,
qe të raportoja rreth të dhënave e aktiviteteve
në Diasporë e Skandinavi.
Ti ishe i pari që ngrite zërin kundër pushtetit aktual maqedonas,
me rastin e keqtrajtimeve që kryen policia maqedone sa
here qe une kaloj familjarisht,
kufirin shqiptaro-shqiptar.
Ti, vitin që shkoi ftove gazetarët: Nefail Spahiu, Atli Dema
e të ndjerin Nexhmi Memeti
që përmes RTV Shkupi,
masmedive e shtypit, të ngrinin zërin kundër
masave represive të cilat pushteti aktual
maqedonas perdor dhe sot e kesaj dite
ndaj gazetarëve shqiptarë.
Ti, ne gusht të vitit 2005, bëre dhe
"Parathenien" e librit tim me titull:
"Buqet plot sythe jete“ dhe kishe dëshirë
të zhurritur që ai të botohej
sa më shpejt,
por kushtet materiale nuk e bën të mundur,
o miku im, Lutfi !
Sot, më 8 maj gjithë të afërmit,
miqtë e shokët nga Dibra, Kosova,
Shqiperia e Ilirida,
me nderime të japin lamturmirën e fundit,
Por, jo...
Ti do jetosh i gjallë për jetë në zemrën
dhe shpirtin e secilit,
ashtu siç ishe: i mirë,
i buzëqeshur, i dashur, zemërgjërë dhe
veprimtar mbarëkombëtar.
Dheu i Nëntë Maleve
të Dibrës së Madhe të qoftë i lehtë!
Pusho i qetë, o Lutfi !
Lavdi veprës sate dhe
shpirti të bëftë gjithmonë dritë !
   
                          Me respekt: I. Egriu dhe shokët nga Diasporë
 

No comments: