Tuesday, January 1, 2008

Vritet një shqiptar në Çair




Në lagjen Çai
r të Shkupit, herët në mëngjes rreth orës 04:00, është vrarë 44-vjeçari Shaban Ibishi, njofton Ministria e Brendshme.

Siç bëhet e ditur, vrasja ka ndodhur në rr. "Cvetan Dimov" nr. 145 në Shkup, kur kryerësi i panjohur nga me armë zjarri, me siguri pushkë automatike, ka shtënë drejt Ibishit, në momentin kur ai ka qenë duke hyrë në oborrin e shtëpisë së tij.Ibishi me veturë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit në Shkup, ku është konstatuar vdekja e tij.Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer ekip i SPB-së së Shkupit, në prani të gjykatësit hetues dhe zëvendësprokurorit publik, me urdhër të të cilëve trupi i të vrarit është dërguar në autopsi. MPB-ja e Shkupit i ndërmerrë të gjitha masat për gjetjen e kryerësit dhe për ndriçim të përgjithshëm të rastit.

No comments: