Banorët: Masivi i borës u nda para mbërritjes në fshatReshjet e dëborës, që në zona të thella
malore të Dibrës (Peshkopi) shkojnë në mbi 50 centimetra trashësi, kanë sjellë me vete edhe rrezikun nga ortekët. Kështu, nga banorë të fshatit Sinë, në Komunën Arrën të rrethit Dibër mësojmë për rënien e një orteku në këtë fshat, i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Por, sipas këtyre banorëve, mësohet se orteku, në rënie e sipër është ndarë në tri pjesë të vogla, duke mos i dhënë kështu mundësi rritjes së përmasave të tij, gjë që mund të rrezikonte 15 shtëpi të lagjes "Gjegja" në këtë fshat. Mësohet gjithashtu se nga rënia e ortekut janë dëmtuar disa mullarë me gjethe dushku të fshatarëve, që u shërbenin atyre si bazë ushqimore për bagëtitë gjatë dimrit. Por nëse orteku ka qenë me përmasa të vogla dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz dhe materiale, ai ka zgjuar frikën e banorëve të këtyre anëve për rrezikun që i kërcënon mundësia e rënies së ortekëve.
Saturday, January 5, 2008
Shfaqen ortekët në Dibër te vogel, fati shpëton 15 familje
Posted by Rina TURKESHI at Saturday, January 05, 2008
Labels: Lajm MRT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment