Të gjithë shqetësohen. Është ndjenjë të cilën e kemi kur përballemi me diçka, nga e cila kemi frikë. Një shemull i mirë janë provimet. Të gjithë merakosemi për to, i themi vetvetes : “E di që nuk do të kaloj”, ndërsa të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjes shpejtohen kur jemi duke hyrë në sallë.
Një ankth i vogël është i mirë për ne. Përndryshe si do ta motivonim vetveten? Mirëpo nganjëherë ankthi bëhet problem. Nëse përgjigjeni me “po” për të gjitha pyetjet e poshtëshënuara, mund të jeni duke vuajtur nga anksioziteti:
-A shetqësoheni dhe merakoseni shpesh?- A shqetësoheni për gjërat për të cilat të tjerët nuk brengosen?
- A keni filluar t’u shmangeni situatave që ju shkaktojnë ankth?
- A ka filluar t’ju pengon në jetën tuaj?
Afërsisht 1 në 20 njerëz vuajnë nga ndonjë shkallë e ankthit? Nganjëherë ankthi ynë nxitet nga ndonjë ndodhi në jetë, psh. divorci, mendimi për vdekjen, sëmundja, detyrimet si dhe gjërat që nuk na pëlqejnë. Kështu ne shqetësohemi për gjithçka. Megjithatë, kjo nuk mund të na mposhtë dhe ne mund të përballemi me të.
No comments:
Post a Comment