Monday, January 28, 2008

S'MUND TA BESOJ SE TI NUK FLET

PJESA E DYTE-RREFIM
Edhe pse e kam te veshtire ti kujtoj ata caste, do te mundohem te shkruaj dic.
Cdo gje me dukej enderr, ecja por jo me kembet ne toke, mbaj mend vetem castin kur nena na doli para dhe na perqafoi, eh i lutesha Zotit qe kjo qe po e perjetoja ne moment te jete enderr, po po.
Vellai ne moment ishte si i dehur te dy e kerkonim babin, nena mundohej te na ngushelloj."Mos beni ashtu ate e ka mare Zoti sepse e ka dashur".
Jo babin tone askush ska per ta marre ai eshte i yni, nuk e kuptoj pse dikush te na e mare, po perse per ne askush nuk mendon si do te rim pa te.
I thoja fjalet dhe me dukej sikur flisja ne gjume. Dua ta shoh babain tim , dua ta shoh, mire do ta shohesh tha mami por nuk do te rrish gjate.
U futa ne dhome, cfare te shoh ne mes te dhomes babi im i shtrire ne toke, pse e keni lene ne toke, cohu o baba jam une, po jam une bija jote, ai nuk levizte. Jam une o babi, u mundova t'ia hap syte por me kote nuk i hapte, ma jep doren thash, se duarte tona perhere kane qene bashke. O Zot pse je kaq i ftohte, po ti paske ngri o babi, o Zot prit te te mbuloj, ah jo fillova ta puth pa ndal, po po pa ndal vetem atehere do te nxehesh. Nuk mund ta paramendoj se ti nuk me pergjigjesh, nuk mi kthen puthjet, nuk me sheh ne sy, je akull dhe cka me shqeteson me shume se nuk i ndjej tiktaket e zemres.
Jo nuk mundem, jo babi pse keshtu, pas meje qendronin disa gra qe me tehiqnin per dore dhe me lutnin qe te cohem prej aty. Si une te cohem prej ketu kurre, u shtrira dhe u mbelova me jorganin e babit tim, dua me ty te vije, dua me ty, nuk dua te mbetem me ketu.
Cfare me duhet me jeta ketu pa ty, jo nuk ka jete me per mua...
O Zot nuk mbaje me mend cfare me ndodhi, vetem kur hapa syte shoh se ndodhem ne nje dhome, per momentin u gezova mendova se isha ne enderr, por pastaj e kuptova se e tere kjo qe me kish ndodhur fatkeqesisht ishte e vertete.
Zeri vajtues i nenes me therte ne shpirte, e kuptova se babi me te vertet s'ishte me ne mesin tone atehere ja plasa vajit, fillova te bertas si e marre. Edhe vellai kishte pranuar ineksion per qetesim po me kot perseri vazhdonte te uleras.
Jeta i ka keto por ne e kemi te rrende ta gelltisim kete realitet. Mendojme se njerezit qe i duam me mish e me shpirte do te jetojne sa te duam ne, po po ne pafundesi.
(Rrefimi vazhdon)

No comments: