Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharrem. Sipas një transmetimi të Abdullah ibn Abas'it kur profeti Muhamed (a.s.) erdhi në Medine, vuri re se çifutët mbanin agjërim ditën e ashures dhe pyeti për shkakun.
Kjo është një ditë e madhe. Në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falenderim për këtë, profeti Musa agjëroi atë ditë. Edhe ne për respekt po agjërojmë". I dërguari i Allahut (a.s.) u shpreh: "Ne e nderojmë më shumë se ju profetin Musa (a.s.)".
Duke mbajtur edhe vetë agjërim urdhëroi popullin e tij të agjërojë ditën e ashures. (Muslim, Sijam,128)
Pasi u bë obligim agjërimi i Ramazanit, profeti Muhamed (a.s.) solli një liri për këtë temë duke thënë: "Pa dyshim që dita e ashures është një ditë nga ditët e Allahut. Kush të dojë agjëron dhe kush të dojë, jo". (Muslim, Sijam 117). Agjërimi në ditën e ashures është sunet. Veçse profeti ynë i nderuar, për të mos u ngjarë çifutëve, na këshillon që së bashku me ditën e dhjetë të Muharremit, të agjërohet edhe dita e nëntë ose e njëmbëdhjetë. Ose të agjërohen tri ditë të njëpasnjëshme. I dërguari i Allahut (a.s.) në një thënie të tij, thotë: "Dallohuni nga tradita e çifutëve duke agjëruar një ditë përpara dhe ditën pasuese nga dita e ashures", ndërsa në vitin e fundit të jetës së tij ka thënë: "Nëse jetoj edhe vitin që vjen, do të agjëroj ditën e nëntë dhe të dhjetë të Ashures".
Dita e Ashures është një ditë e shënuar duke qenë se përkon me një sërë ngjarjesh të rëndësishme në historinë Islame. Në këtë ditë është pranuar pendesa e Ademit (a.s.), është ndaluar në malin Xhud anija e Nuhut, ka lindur dhe ka dalë nga flakët e zjarrit pa u djegur Hz. Ibrahimi, është shëruar nga sëmundja e gjatë Hz. Ejjubi, ka shpëtuar nga barku i peshkut Hz. Junusi, është ngjitur në qiell Hz. Isai. Po në këtë ditë ka rënë dëshmor në vendin e Qerbelasë nipi i dashur i profetit, Hysejni (r.a.).
Me rastin e kesaj dite, ne Carshin e vjeter te Shkupit, per te gjithe te parnishmit u nda ashure.
Sunday, January 20, 2008
Dita e Ashures edhe ne Shkup
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, January 20, 2008
Labels: Lajm MRT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment