Tetovë, 30 janar-Universiteti Shtetëror i Tetovës nuk do të paguajë taksa komunale. Ky ishte vendimi i Këshilltarëve të Komunës së Tetovës në seancën e së mërkurës, që u miratua me shumicën e votive. USHT paraprakisht i kishte dërguar një kërkesë Këshillit të Komunës së Tetovës, për lirimin nga kompensimi për rregullimin e tokës për ndërtimin e objekteve për fakultete. Udhëheqësi i Sektorit për planifikim urbanistik praën komunës së tetovës, Avni Ibrahimi, thotë se ky vendim është në të mirë të të gjithëve. “Vendime të këtilla janë marrë edhe në të kaluarën, me ç’rast disa institucioneve u janë bërë lirime”, sqaron Ibrahimi.
No comments:
Post a Comment