Të iniciuara dhe të këshilluara nga Qendra franko-austriake për kërkime pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës, e drejtuar nga profesori Michel Cullin, këto studime origjinale në gjuhë frënge, gjermane dhe angleze parashihet të fillojnë në vitin akademik 2008-2009. Studimet zgjasin dy vite dhe duhet të përfshijnë ndër tjerash edhe aktivitete kërkimore që kanë të bëjnë me problematikat mbi të kaluarën të shtjelluara në Qendrën për kërkime mbi marrëdhëniet franko-austriake të Akademisë Diplomatike të Vjenës nga njëra anë dhe në Institutin e Shkencave humane dhe shoqërore të Universitetit të Limozhit nga ana tjetër.
Universiteti i Limozhit i cili ka tashmë një Master profesional për menaxhment ndërkulturor parasheh të këmbejë me Uni
versitetin Shtetëror të Tetovës studentët e interesuar nga të dy Masterët, sidomos për fazat (semestrat) që duhet bërë jashtë vendit në kuadër të kët
yre
studimeve. Përveç tjerash, mësimdhënës-kërkues nga Universiteti i Limozhit dhe nga Akademia Diplomatike e Vjenës, në kuadër të Masterit, në Maqedoni do të mbajnë seminare për kërkime që kanë të bëjnë ndër tjerash edhe me marrëdhëniet ndërkombëtare
,gjeopolitikën, problematikat mbi të kaluarën dhe komunikimin ndërkultu
ror, në gjuhë frënge dhe austriake.
Modalitetet financiare të këtij bashkëpunimi duhet të jenë objekt diskutimesh dhe negociatash të mëvonshme me autoritetet ministrore dhe ambasadat e vendeve përkatëse.
No comments:
Post a Comment