Thursday, January 31, 2008

Peshkatari detyrohet te shet qenin sepse ja kalon per te gjuajtur peshq



Një peshkatar në Kroaci ka nxjerrë në shitje qenin, pasi ai e mund në peshkim. S.Paparella nga ishulli Lastovo në Adriatik, thotë se gjithmonë ndihej në siklet para shokëve të peshkimit. Ai thotë se sa herë dilte për peshkim, kapte vetëm një peshk të zakonshëm, por qeni i tij Lipi, kërcente në ujë dhe përdorte nofullat për të zënë me dhjetërra peshq. Paparella thotë se fija e fundit e kashtës ishte kur zuri një peshk të madh, por I shpëtoi nga grepi; atëherë Lipi kërceu në ujë dhe e zuri peshkun me një të kafshuar. “Peshkatarët e tjerë qeshën me mua. Nuk kam zgjidhje tjetër, veç t ashes atë para se të më turpërojë përsëri”, thotë ai

No comments: