Juria e Festivalit te Shkupit perzgjodhi 15 kompozime dhe 6 kompozime shtese. Mirepo si duket shume shpejte ndruan mendjen, ata sot sollen vendim te ri qe 6 kompozimet te mos futen ne gare.
Ky lajm ishte nje BUM per kengetaret te diskualifikuar ndaj sonte reaguan.
"Nuk e di se cfare jane duke bere, ne nuk jemi femije qe te na thone here jeni pjese e gares e here jo," tha Bojani i njohur si Show Meni Boki 13-te.Ai sebashku me Big Mamen dhe Feruzin kishin pergaditur nje performance te shkelqyer te OCKO- se, nje kenge te perbashket te tri nacionaliteteve: maqedone, shqiptare dhe rome.
Dje drejtori artistik i festivalit Valentino Skenderoski i kish telefonuar Big Mames.
"Me telefonoi dhe me tregoi se na kishin diskualifikuar, degjojeni e kam te incizuar ne telefon, ai me tha se une mund te jem pjese e gares vetem nese kendoj pa Dejanin, une i thash si te kendoj vetem kur kengen e kemi bashke, Skenderoski me tha se ai ka nje kenge per mua, po po e degjuat me ofron edhe kengen e tij", tha kengetarja e njohur Big Mama teper inpulsante.
Ata ngulin kembe se do te jene pjese e ketij festivali, ne te kunderten do te kerkojne qe te nderohet sa me shpejt juria dhe drejtuesit e festivalit, sepse ata veprojne ne menyre jo ligjore.
Sipas tyre ata per kete veprim jo korrekt kane informuar edhe EBU-ne permes nje letreje, ata do ta informojne edhe Ambasadorin Fuere.
"Kemi bere shume harxhime per kete festival dhe te mbarojme keshtu kjo nuk eshte e drejte, duam te na i paguajne te gjitha harxhimet", theksuan kengetaret.
Ata nenvizojne se nuk duan ta perfaqsojne Maqedonine ne Evrovizion por duan te jene pjese e festivalit pastaj e drejta e qytetareve eshte te votojne per kengen qe u pelqen.
Me 23 shkurte ne Metropol Arenen prane Panairit te Shkupit do te mbahet Festivali ku do te zgjidhet kenga me e mire me te cilen do te perfaqesohet Maqedonia ne Beograt, ndersa se cfare do te ndodh me kendetaret e diskualifikuar presim qe koha te na tregoj.
No comments:
Post a Comment