PJESA E PARE-RREFIM
Pasi ishte java e fundit e studimeve, Universiteti ku studjoja UEJL-i na dergonte ne ekskurzion ne Kryeqytetin e Turqise- Stamboll.Une bisedova me ti babushi im, ti me sugjerove te shkoj dhe te kenaqem me koleget dhe koleget e mi.
Ate dite qe duhej te nisemi ti me telefonove dhe me urove caste te kendshme ne ekskursion dhe rruge te mbare.
Me te vertet ja kaluam per mrekulli, edhe pse nuk e vizitoja per here te pare kete kryeqytet, sa here qe shkoj mahnitem me bukurit e Stambollit,ndjehem aq mire sikur dua te futen ne gjirin e saj, eh cdo moment e shfrytezoj , nuk e lash pa i vizituar xhamit dhe monomentet e njohura antike te saj . Mirpo, kjo lumturi nuk zgjati shume...
Erdhi koha te kthehemi ne shtetin tone, sa mbrim ne kufirin e Maqedonise sikur me ra disponimi. Eufori qe mbreteronte ne mua gjate kohes kur ndodhesha ne shtetin turk u shua. Une se lodha shume mendjen pse ndryshova kaq shpejt, fajin ja lash lodhjes ehu thash kam udhetuar shume me siguri kjo ka ndikuar qe te ulej disponimi im.
E pash vellain tim, ai i cili ishte organizator i ahengjeve, i cili gjate ketyre 4 diteve nuk ka flejtur e as nuk ka pushuar vetem e vetem qe disponimi te qendroj ne nivel, edhe ai rrinte i strukure ne nje qosh te autobusit. Cfare e gjete ate e pyeta veten, kur nuk e kisha parene ate gjendje.
Isha e lodhur dhe nuk e lodha shume koken. Thash kur do te mbrime do ta pyes se cfare ka...
Me te mbrime ne Tetove, vellai me thote se duhet te nisemi per ne Diber. Pse duhet te shkojme ne Diber une kam provim pas tri diteve, atehere me tregoi se babi eshte shume semure. Cfare i ka ndodhur babit tim, cfare? Asgje, me tha ai qe te me qetesoi , edhe pse vete ishte zbehur ne fytyre.
Rruges desh u cmenda, e pramendoja babin te semure. Po pse ai te semuret, o Zot pse babi im. Ehu une e vellai e dim se sa e gjate na eshte duke rruga, o Zot edhe shekulli eshte i shkurte.
Ja arritem ne Diber, te fabrika e gipsit " Knauf", na prite djali i dajes, e luta te me tregoj si eshte babi, ai me tha qe te mos brengosem se ai eshte ne shtepi. Mbritem para baneses dhe me te dale nga vetura degjoj nje burre duke e pyetur fqiun tim, " Mos e dini ku eshte konaku i Lutfiut".
Kur i degjova keto fjale mu duke se qielli me ra mbi koke.
JO, JO JO NUK DESHA QE KETO FJALE TE JENE TE VERTETA. O ZOT TE LUTEM, QE KETO FJALE TE MOS JENE TE VERTETA, JOOOOOOOOOOOOO
Vetem Zoti e di se si kemi shkuar une e vellai ne shtepi.
Pse o babi im ike pa me ma dhene lamtumiren e fundit. Pse, ike???
(Refimi vazhdon)
Sunday, January 27, 2008
TI IKE PA LAMTUMIREN E FUNDIT
Posted by Rina TURKESHI at Sunday, January 27, 2008
Labels: Jeta ime
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment