Thursday, January 31, 2008

Jo vetem delfinet kenaqen ne valet e e oqaneve


Delfini tani me ka nje shok qe e shoqeron gjate dites. Ata bejne plazh sebashku.
Me siguri do te thoni se si ka mundesi nje lop te notoje ne oqane, po po ai lundron sebashku me shokun e tij delfinin.
Te gjithe na ben te mendojme se eshte e vertet sepse fotografia na e ben te qarte kete.
Por ate qe duhet nenvizuar eshte se jo cdo gje qe bejne fotografet eshte reale.

USHT lirohet nga taksat

Tetovë, 30 janar-Universiteti Shtetëror i Tetovës nuk do të paguajë taksa komunale. Ky ishte vendimi i Këshilltarëve të Komunës së Tetovës në seancën e së mërkurës, që u miratua me shumicën e votive. USHT paraprakisht i kishte dërguar një kërkesë Këshillit të Komunës së Tetovës, për lirimin nga kompensimi për rregullimin e tokës për ndërtimin e objekteve për fakultete. Udhëheqësi i Sektorit për planifikim urbanistik praën komunës së tetovës, Avni Ibrahimi, thotë se ky vendim është në të mirë të të gjithëve. “Vendime të këtilla janë marrë edhe në të kaluarën, me ç’rast disa institucioneve u janë bërë lirime”, sqaron Ibrahimi.

Si ta eliminoni ankthin?

Të gjithë shqetësohen. Është ndjenjë të cilën e kemi kur përballemi me diçka, nga e cila kemi frikë. Një shemull i mirë janë provimet. Të gjithë merakosemi për to, i themi vetvetes : “E di që nuk do të kaloj”, ndërsa të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjes shpejtohen kur jemi duke hyrë në sallë.

Një ankth i vogël është i mirë për ne. Përndryshe si do ta motivonim vetveten? Mirëpo nganjëherë ankthi bëhet problem. Nëse përgjigjeni me “po” për të gjitha pyetjet e poshtëshënuara, mund të jeni duke vuajtur nga anksioziteti:

-A shetqësoheni dhe merakoseni shpesh?
-
A shqetësoheni për gjërat për të cilat të tjerët nuk brengosen?
-
A keni filluar t’u shmangeni situatave që ju shkaktojnë ankth?
-
A ka filluar t’ju pengon në jetën tuaj?

Afërsisht 1 në 20 njerëz vuajnë nga ndonjë shkallë e ankthit? Nganjëherë ankthi ynë nxitet nga ndonjë ndodhi në jetë, psh. divorci, mendimi për vdekjen, sëmundja, detyrimet si dhe gjërat që nuk na pëlqejnë. Kështu ne shqetësohemi për gjithçka. Megjithatë, kjo nuk mund të na mposhtë dhe ne mund të përballemi me të.

Peshkatari detyrohet te shet qenin sepse ja kalon per te gjuajtur peshq



Një peshkatar në Kroaci ka nxjerrë në shitje qenin, pasi ai e mund në peshkim. S.Paparella nga ishulli Lastovo në Adriatik, thotë se gjithmonë ndihej në siklet para shokëve të peshkimit. Ai thotë se sa herë dilte për peshkim, kapte vetëm një peshk të zakonshëm, por qeni i tij Lipi, kërcente në ujë dhe përdorte nofullat për të zënë me dhjetërra peshq. Paparella thotë se fija e fundit e kashtës ishte kur zuri një peshk të madh, por I shpëtoi nga grepi; atëherë Lipi kërceu në ujë dhe e zuri peshkun me një të kafshuar. “Peshkatarët e tjerë qeshën me mua. Nuk kam zgjidhje tjetër, veç t ashes atë para se të më turpërojë përsëri”, thotë ai

Fatura më e lartë eletrike, 100 mijë dollarë për një muaj


Faturat më të larta njerezit i presin zakonisht në dimër. Një çift në Florida mbetën të tronditur pasi morën faturën e energjisë elektrike qe mbante shumen 100 mijë dollarë për një muaj. Richard Grieshop dhe Lynda Ëilliams jetojnë në një shtëpi të vogël në Tampa. Çelsi i energjisë elektrike ishte i mbyllur gjatë pushimeve dhe është rindezur vetëm dy javët e fundit. Ato nuk u habitën vetëm nga fatura, por edhe nga reagimi i korporatës elektroenergjetike. “Kur i njoftova për t’u marrë me këtë çështje, më thanë se fatura erdhi drejtpërsëdrejti nga zyrat e korporatës dhe se nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse të paguajë faturën”, thotë Grieshop. “Një shifër aq të madhe nuk do ta shpenzoja as gjatë gjithë jetës”, shton ajo.

FedEx nuk është edhe porositës ideal i marihuanës


Policia prangosi njeriun i cili u mundua të porosit 40 kg marihuanë nga Ilinois përmes kompanisë FedEx.

Li ka dashur të dërgojë droge në Feniks, nderkohe atje porosinë do të duhej ta mirte kushërira e vet. Përfaqësuesit e FedEx informojnë policinë se ka ardhur një kuti “dyshuese”.

Shefat menjëherë e kontrolluan informacionin dhe zbuluan përmbajtjen e kutisë.

Linkoln Li menjëherë u prangos, ndërsa kushërira ka treguar se deri tani ka marrë 15 deri 20 pakete nga kushëriri Li.

Li do të dënohet prej 12 deri 30 vjet burg.

Maserati Chicane Concept do të prezentohet në panairin e Gjenevës

Chicane është koncept i përpunuar nga studentët për dizajn në Fakultetin e Torinës. Inspirimi është nga Maserati Gran Turismo, por është shumë modern dhe unik për të fituar promocion “të madh” në panairin e Gjenenvës.

Koncepti është qindpërqind kupe, me rradhitje të karrikeve 2+2. E gjatë është 4.400 mm, e gjërë 1850mm dhe i lartë 1250 mm dhe posedon V8 motor. Ky është modeli i pestë i paraqitur nga studentë, ndërsa së shpejti ato do të dizajnojnë edhe tre hibridë të ri të Toyota, Forma, Ëaterfall i H.A.L.O (Hibrid Advance Live Over).

Chicane siç pritet do të bëjë “hyrje” të shpejtë në treg, ndërsa emri i tij posedon performance të shkëlqyera.

“U zbulua” Peugeot 3008



Projekti shumë i fshehtë i Peugeot, të cilin nuk do të duhej ta shikonim deri vitin e ardhshëm, si në shumë raste të tjera u zbulua. Bëhet fjalë për SUV verzionin e 308, por me dy zero në mes.

Brendësia nuk do të ndryshojë nga 308, ndërsa si risi do të ketë krov panorame për dritë të brendshme.Do të ketë opcione prej 5 dhe 7 karrike.

Modelet e mesme do të jenë vetëm me rrotat e përparme, ndërsa për modelet më të shtrenjta do të paraqitet edhe 4X4.

Motorët do të merren nga 308, dhe atë motori i ri benzin 1.6, me dhe pa turbo si dhe të mirënjohurit 1.6 dhe 2.0 HDI.

3008 do të prezentohet në njërin nga panairet e ardshme, sëbashku me bliznakun nga Citroen. Në salonet do të paraqitet në fillim të 2010. Çmimi nuk bëhet e njohur, por pritet të fillojë prej 20.000 euro.

Monday, January 28, 2008

S'MUND TA BESOJ SE TI NUK FLET

PJESA E DYTE-RREFIM
Edhe pse e kam te veshtire ti kujtoj ata caste, do te mundohem te shkruaj dic.
Cdo gje me dukej enderr, ecja por jo me kembet ne toke, mbaj mend vetem castin kur nena na doli para dhe na perqafoi, eh i lutesha Zotit qe kjo qe po e perjetoja ne moment te jete enderr, po po.
Vellai ne moment ishte si i dehur te dy e kerkonim babin, nena mundohej te na ngushelloj."Mos beni ashtu ate e ka mare Zoti sepse e ka dashur".
Jo babin tone askush ska per ta marre ai eshte i yni, nuk e kuptoj pse dikush te na e mare, po perse per ne askush nuk mendon si do te rim pa te.
I thoja fjalet dhe me dukej sikur flisja ne gjume. Dua ta shoh babain tim , dua ta shoh, mire do ta shohesh tha mami por nuk do te rrish gjate.
U futa ne dhome, cfare te shoh ne mes te dhomes babi im i shtrire ne toke, pse e keni lene ne toke, cohu o baba jam une, po jam une bija jote, ai nuk levizte. Jam une o babi, u mundova t'ia hap syte por me kote nuk i hapte, ma jep doren thash, se duarte tona perhere kane qene bashke. O Zot pse je kaq i ftohte, po ti paske ngri o babi, o Zot prit te te mbuloj, ah jo fillova ta puth pa ndal, po po pa ndal vetem atehere do te nxehesh. Nuk mund ta paramendoj se ti nuk me pergjigjesh, nuk mi kthen puthjet, nuk me sheh ne sy, je akull dhe cka me shqeteson me shume se nuk i ndjej tiktaket e zemres.
Jo nuk mundem, jo babi pse keshtu, pas meje qendronin disa gra qe me tehiqnin per dore dhe me lutnin qe te cohem prej aty. Si une te cohem prej ketu kurre, u shtrira dhe u mbelova me jorganin e babit tim, dua me ty te vije, dua me ty, nuk dua te mbetem me ketu.
Cfare me duhet me jeta ketu pa ty, jo nuk ka jete me per mua...
O Zot nuk mbaje me mend cfare me ndodhi, vetem kur hapa syte shoh se ndodhem ne nje dhome, per momentin u gezova mendova se isha ne enderr, por pastaj e kuptova se e tere kjo qe me kish ndodhur fatkeqesisht ishte e vertete.
Zeri vajtues i nenes me therte ne shpirte, e kuptova se babi me te vertet s'ishte me ne mesin tone atehere ja plasa vajit, fillova te bertas si e marre. Edhe vellai kishte pranuar ineksion per qetesim po me kot perseri vazhdonte te uleras.
Jeta i ka keto por ne e kemi te rrende ta gelltisim kete realitet. Mendojme se njerezit qe i duam me mish e me shpirte do te jetojne sa te duam ne, po po ne pafundesi.
(Rrefimi vazhdon)

Sunday, January 27, 2008

TI IKE PA LAMTUMIREN E FUNDIT


PJESA E PARE-RREFIM
Pasi ishte java e fundit e studimeve, Universiteti ku studjoja UEJL-i na dergonte ne ekskurzion ne Kryeqytetin e Turqise- Stamboll.Une bisedova me ti babushi im, ti me sugjerove te shkoj dhe te kenaqem me koleget dhe koleget e mi.
Ate dite qe duhej te nisemi ti me telefonove dhe me urove caste te kendshme ne ekskursion dhe rruge te mbare.
Me te vertet ja kaluam per mrekulli, edhe pse nuk e vizitoja per here te pare kete kryeqytet, sa here qe shkoj mahnitem me bukurit e Stambollit,ndjehem aq mire sikur dua te futen ne gjirin e saj, eh cdo moment e shfrytezoj , nuk e lash pa i vizituar xhamit dhe monomentet e njohura antike te saj . Mirpo, kjo lumturi nuk zgjati shume...
Erdhi koha te kthehemi ne shtetin tone, sa mbrim ne kufirin e Maqedonise sikur me ra disponimi. Eufori qe mbreteronte ne mua gjate kohes kur ndodhesha ne shtetin turk u shua. Une se lodha shume mendjen pse ndryshova kaq shpejt, fajin ja lash lodhjes ehu thash kam udhetuar shume me siguri kjo ka ndikuar qe te ulej disponimi im.
E pash vellain tim, ai i cili ishte organizator i ahengjeve, i cili gjate ketyre 4 diteve nuk ka flejtur e as nuk ka pushuar vetem e vetem qe disponimi te qendroj ne nivel, edhe ai rrinte i strukure ne nje qosh te autobusit. Cfare e gjete ate e pyeta veten, kur nuk e kisha parene ate gjendje.
Isha e lodhur dhe nuk e lodha shume koken. Thash kur do te mbrime do ta pyes se cfare ka...
Me te mbrime ne Tetove, vellai me thote se duhet te nisemi per ne Diber. Pse duhet te shkojme ne Diber une kam provim pas tri diteve, atehere me tregoi se babi eshte shume semure. Cfare i ka ndodhur babit tim, cfare? Asgje, me tha ai qe te me qetesoi , edhe pse vete ishte zbehur ne fytyre.
Rruges desh u cmenda, e pramendoja babin te semure. Po pse ai te semuret, o Zot pse babi im. Ehu une e vellai e dim se sa e gjate na eshte duke rruga, o Zot edhe shekulli eshte i shkurte.
Ja arritem ne Diber, te fabrika e gipsit " Knauf", na prite djali i dajes, e luta te me tregoj si eshte babi, ai me tha qe te mos brengosem se ai eshte ne shtepi. Mbritem para baneses dhe me te dale nga vetura degjoj nje burre duke e pyetur fqiun tim, " Mos e dini ku eshte konaku i Lutfiut".
Kur i degjova keto fjale mu duke se qielli me ra mbi koke.
JO, JO JO NUK DESHA QE KETO FJALE TE JENE TE VERTETA. O ZOT TE LUTEM, QE KETO FJALE TE MOS JENE TE VERTETA, JOOOOOOOOOOOOO
Vetem Zoti e di se si kemi shkuar une e vellai ne shtepi.
Pse o babi im ike pa me ma dhene lamtumiren e fundit. Pse, ike???
(Refimi vazhdon)

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Ministria e arsimit dhe shkencës së RM-së nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Limozhit për Mr




Me datë 24 dhe 25 janar 2008, Ministri për arsim dhe shkencë i Republikës së Maqedonisë, zotëri Sulejman Rushiti dhe e Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti në Universitetin e Limozhit, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi trepalëshe franko-austriako-maqedonase për krijimin e një Masteri mbi komunikim ndërkulturor dhe marrëdhënie diplomatike në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Të iniciuara dhe të këshilluara nga Qendra franko-austriake për kërkime pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës, e drejtuar nga profesori Michel Cullin, këto studime origjinale në gjuhë frënge, gjermane dhe angleze parashihet të fillojnë në vitin akademik 2008-2009. Studimet zgjasin dy vite dhe duhet të përfshijnë ndër tjerash edhe aktivitete kërkimore që kanë të bëjnë me problematikat mbi të kaluarën të shtjelluara në Qendrën për kërkime mbi marrëdhëniet franko-austriake të Akademisë Diplomatike të Vjenës nga njëra anë dhe në Institutin e Shkencave humane dhe shoqërore të Universitetit të Limozhit nga ana tjetër.

Universiteti i Limozhit i cili ka tashmë një Master profesional për menaxhment ndërkulturor parasheh të këmbejë me Uni

versitetin Shtetëror të Tetovës studentët e interesuar nga të dy Masterët, sidomos për fazat (semestrat) që duhet bërë jashtë vendit në kuadër të kët

yre

studimeve. Përveç tjerash, mësimdhënës-kërkues nga Universiteti i Limozhit dhe nga Akademia Diplomatike e Vjenës, në kuadër të Masterit, në Maqedoni do të mbajnë seminare për kërkime që kanë të bëjnë ndër tjerash edhe me marrëdhëniet ndërkombëtare

,gjeopolitikën, problematikat mbi të kaluarën dhe komunikimin ndërkultu

ror, në gjuhë frënge dhe austriake.

Modalitetet financiare të këtij bashkëpunimi duhet të jenë objekt diskutimesh dhe negociatash të mëvonshme me autoritetet ministrore dhe ambasadat e vendeve përkatëse.

Saturday, January 26, 2008

Thumbelina , Kali me i vogel i botes

Thumbelina, kali (femer) 5 vjecar eshte 43 cm i gjate dhe peshon 27.2 kg, eshte cilesuar si kali me i vogel ne bote. Kuajt e moshes se Thumbelinas afersisht peshojne 113.4 kg dhe me nje gjatesi prej 86.4 cm.
Kuajt ne pergjithesi jetojne afers
isht 35 vjet, por Thumbelina duke qene teper e vogel, jo me shume se 17.





Eshte e mundur qe te ngelet shtatzene dhe te linde vogelushet e
saj, por pronaret e saj nuk e duan nje gje te tille. Z. Goessling tha: Mund te kete komplikacione gjate shtatzanise dhe mendojme se eshte me mire ta parandalojme kete rrezik.


Hulumtuesit kane gjetur drurin me te vjeter

Hulumtuesit e fosileve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur drurin më të vjetër në botë , e ngjashme me një palmë gjigante e llojit të quajtur Wattieza, e cila ekziston qysh para 380 milion vjetëve.
Në formimin e pyjeve të para këta drunj duhet ta kenë ndryshuar sistemin e Tokës duke krijuar tipe të reja të mikro ambientit për insekte dhe bimë të reja, duke larguar sasi të medha të karbonit-ka thënë patologia Christopher Berry Cardiff e Universitetit të Uellsit.
Thuhet se ky lloj druri është shfaqur para paraqitjes së dinosurëve dhe gjatësia e tij është 8 metra ,fosil i modelit të përzier.

TI DO TE MBETESH PERHERE ME NE

NA PERCOLLE PER NE RRUGE, O BABI
NA PERQAFOVE,
KUR U KTHYEM TE KERKUAM NE C'DO KEND TE DHOMES
POR S'TE GJETEM.
KU ESHTE BABI? KU KA SHKUAR ?
MOS KA SHKUAR NE PUNE?
ASKUSH NUK PERGJIGJET
NA THANE SE ISHE I SEMURE
POR JO SE ENGJUJT TE KISHIN MARRE.

S'LEJOJ ASKUSH TA MARRE BABIN TIM AI ESHTE I IMI , ESHTE I YNI
FILLOVA TE ULERAS.
O BABI ZGJOHU TE LUTEM, JAM UNE
PSE NUK MI KTHEN PUTHJET?
PSE JE KAQ I FTOHTE?
PSE JE ZBEHUR?
PSE NUK ME FLET
PSE, PSE, PSE???
MOS VALLE TE KA KAPLUAR NDONJE GJUME I RENDE?!
JO, JO TI KURRE NUK KE FLEJTUR, GJITHMONE NATEN E BEJE DITE...


PSE ASKUSH NUK ME FLET
E SHOH VELLAN DUKE PRANUAR INEKSIONE PER QETESIM
NENA E ULUR NE NJE KEND DUKE VAJTUAR

CFARE KA NDODHUR KESHTU?
JO BABI, JO TI NUK DO TE NA LESH.
PA PRITUR TE VESHI DIKUSH ME PERSHPERITI
KISHTE NJE ZE TE EMBEL
"JAM UNE ENGJELLI"-ME THA
"BABI DO VIJ ME MUA"
JO, JO FILLOVA TE BERTASE
KE DO TA PERQAFOJ UNE,
KE DO TA PRES ME PADURIM NGA PUNA,
KUJTE DO TI ULEM NE PREHER,
KUSH DO TE ME KESHILLOJ,
KUJT DO T'IA TREGOJ SEKRETET'
KUJT ME TREGO,
"MOS FOL ASHTU"- MA KTHEHU ENGJELLI
"BABI PERHERE DO TE JETE ME JU,
A E DIN PSE E LARGOJ NGA KJO BOTE,
SEPSE AI MERITON NJE JETE ME TE QETE DHE ME TE LUMTUR
KA PUNUAR KAQ SHUME KETO VITE
KA NEVOJ TE PUSHOJE
EHU SHUME KUSH ENDERRON TE SHKOJ NE ATO SARAJE
POR JO C'DO KUSH SHKON".

PASI ENGJULLI U LARGUA
UNE MBLODHA VETEN DHE U AFROVA TE NENA DHE VELLAI
MOS QANI E MOS VAJTONI
SE ME LOT DHE E ME VUAJTJE BABIN SE GEZONI
NE DUHET TE JEMI KRENAR ME TE
TASH ME MISH E ME SHPIRT DUHET ANGAZHUAR
QE CDO DESHIR E TIJ TA REALIZOJME


PO, PO AI DO TE JETE PERHERE ME NE
SEPSE CDO FJALE E SHKRUAJTUR DHE CDO LIBER I BOTUAR
ESHTE FJALE ZEMRE QE AI KA PER TE NA E TREGUAR

Statujza "Oskar" punohet ne Chikago


Statujeza e shperblimit me Prestigjoz “Oskar” punohet ne CHIKAGO. Me saktesishte ne puntorine e R.S Owens dhe nese “statujeza e arit” nuk punohet sipas standardeve, kthehet dhe punohet prej fillimi.


Statujza “Oskar” eshte e larte 34 centimetra dhe peshon 3,85 kilogram.

Kjo figure eshte, mjafte e rendesishme per te gjithe, ajo simbolizon filmin. Per pregaditjen e kesaj figure aq te rendesishme punojne egzakte 12 puntore te cileve u nevoiten 20 ore per pergaditjen e nje statujze.

Per pamjen e “Oskarit” eshte kujdesur dizajneri amerikan Austin Cedric Gibbons, I cila e ka dizajnuar qysh prej vitit 1929.

Nissan i Ri Forum

Nisani mendon se zgjedhja e automobilit është punë familjare. Dhe për këtë në shkurt në Detroit do të prezenton dizajnin më të ri të MPV Forum Concept. Pikërisht ky model do të bashkon të gjitha, si dizajnin, harmonizimin, stilin, por pse jo edhe sportin.
Forum Concept është automobil që ofron shumë hapësirë për fëmijët njëkohësisht zonë të sofisticuar për ato pak më të moshuarit.

Tabla e kontrollit është e përpunuar nga druri dhe alumini, ndërsa brendësia është e stilizuar nga karrike lëkure të klasit të parë. Pjesa e pasme është e paisur me DVD, si dhe mundësi për lojra kompjuterike. Karriket e pasme mund të lëshohen deri më 180 shkallë dhe kështu kjo do të duket si “dhomë ndeje”.

Për paisjet nuk ka edhe çka të thuhet, se disponon me “full equipment”. Ndërsa sa i përket sistemit audio-, këtu kemi në disponim sistemin Bose, që nënkupton teknologjinë më të lartë të gjeneratës më të re të audio-sistemeve. Gjithashtu Forum Concept disponon edhe kamerë, me të cilët prindërit (përmes displejit të tablës për kontroll) mund të shohin fëmijët se çka vallë ato bëjnë në rreshtin e dytë apo të tretë.

Balenat jane paraaredhes te gjitareve ne toke

Balena klasifikohet si gjitar ujor që jeton në të gjithë oqeanet e botës. Me termin “Balena” mund të kuptohet një grup i gjërë gjitarësh ujorë, por në shumicën e rasteve kjo fjalë përfshin grupin e gjitarve ujorë të balenava. Gjatë riprodhimit balenat nuk e lejnë ujin dhe janë kafshët me përmasa më të madha që banojnë ujrat.


Balenat formojnë një familje në vete dhe nuk duhen ngatarruar me familjen delphinidae ose platanistoidea, një gjë kjo që ndodh shpesh kur i referohemi Orkës, që në klasifikim nuk është balenë por delfinë.

Me kalimin e kohës mendohet se balenat kanë kaluar në faza të ndryshme evolimi duke pësuar ndryshime në materialin eADN-së. Po sipas kësaj ideje mendohet se balenat (së bashku me grupe të tjera kafshësh ujore ose peshqish) janë paraardhësit (kryesisht të atyre kafshve që formojnë bashkësinë e kafshve thundërake si hipopotami, devetë, deleve e të tjerë) gjitarve në tokë. Mendohet se këta gjitarë janë futur në botën ujore duke u evoluar sipas kushteve detare, 50 000 000 vjet më parë.

Shumë studjues pranojnë faktin se ka ngjashmëri ndërmjet veshit të balenave dhe veshit të njeriut. Kuptohet që balenat kanë përshatur “një dëgjim” sipas kushteve të ujit por prap në anotomi ka ngjashmëri të dukshme.

AI MUND TE BEJ CUDIRA

Tim Jonson ka lindur ne USA . Ai edhe pse eshte vetem 12 vjec ai mund te bej cudira.
Te gjithe jane habitut se si nje voglush mund te mbaje 15 lube ne fytyren e tij dhe ate per 30 sekonda.Thone se cdo individ ka dhunti te bej dicka. Mbase duhet edhe ne t'ia veme gishtin kokes e te mendojme se cila eshte ajo gje qe na ben te vecante nga te tjeret, mbase nuk jane luget ne fytyre por dicka tjeter.

"Jeto gjelbër" edhe në Dibër

Në kuadër të projektit "Jeto gjelbër" që e realizon Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve në Dibër, eshte mbajtur diskutimi publik për një jetë më të mirë të qytetarëve në aspektin ekologjik . Koordinatori i projektit Shuip Marku theksoi se ky aktivitet është i përkrahur edhe nga komunat e Kërçovës, Gostivarit, Strugës dhe Komunës Qendër të Shkupit, ndërsa ka për qëllim mbrojtjen ekologjike të rajonit. Projekti, sipas Markut do të zgjasë 12 muaj dhe në kuadër të tij do të realizohen debate me qytetarë, ku do të marrin pjesë dhe ekspertë të ekologjisë.

Në debatin publik foli edhe eksperti për çështje ekologjike Goran Angelov, drejtor i qendrës urbane dhe rurale. Sipas tij Dibra me bukuritë e veta meriton një vëmendje më të madhe në kuadër të mbrojtjes së mjedisit jetësor.
"Pushteti qendror dhe ai lokal duhet në periudhën e ardhsh
me në kuadër të ligjeve ekzistuese të realizojë projekte në këtë rajon të bukur. Lumi Radika, liqeni i Dibrës dhe malet që na rrethojnë janë një potencial i madh ekologjik që jep mundësi edhe për zhvillimin e turizmit", tha ai.

Përndryshe, ky projekt pritet të japë kontribut në tejkalimin e problemeve të shumta ekologjike, meqë pjesë të shumta të qytetit e sidomos periferia janë përplot me deponi të egra.

Thursday, January 24, 2008

Happy Birthday –TOSHE


Sot ti e ke ditelindjen, ne do te ndezim qirinj por jo pikerisht per ditelindjen tende. Maqedonia me lot ne sy dhe zemer te thyer do ta festoj ditelindjen e banorit me te famshem dhe human. "Ti ike por perhere do te jesh ne zemrat tona"- eshte mesazhi I te gjitheve.

Per ditelindja e Toshes jane parapare disa aktivitete duke filluar nga Shkupi deri ne Krusheve.Te gjithe ku do qe jeni do tu shoqeroje muzika e tij, foto do te kete ne cdo lagje per te deshmuar se sa na mungon. Organizohet edhe udhetim ne vendlindjen e tij Krusheve per te gjithe ata qe duan te jene prane varrit te tij.

E tere Maqedonia neser do ta uroj ditelindjen e 27, por pa prezencen tende…Te gjithe do te ndezim qirinj por jo per ditlindjen tende por per mos prezencen tende ne mesin tone .

LILJANA STERIJOVSKA- Eshte punesuar me diplome falso

Ne vitin 1996 Liljana Sterijovska u emerua sekretare shtetror ne Ministrine e Mbrojtjes se Maqedonise. Gjate verifikimit te dosjes se saj personale, eshte vertetuar se ajo disponon diplome falso per fakultet te kryer ne Fakultetin Ekonomik te Beogradit ne Serbi te marrur ne vitin 1993.
Nderkohe burimet nga ky fakultet bejne te qarte se ky emer nuk figuron ne
listat e studenteve qe kane mbaruar ne kete mesojtore.
Lënda dhe hetimet e mëtejme janë verifikuar dhe zbuluar edhe nga zyra e Interpolit në Shkup.

Monday, January 21, 2008

Dita e hene eshte dita me depresive


Ndjeheni keq ? Mos u habitni nese kjo eshte dita me depressive e vitit. Duhet ta keni parasysh se sa e sa njerez
ne mbare boten po perballen me depresionit.

Psikologu Klif Arnal kane hulumtaur permes figurave gjeometrike se cila dite eshte me depressive, pergjegja eshte dita e hene.Ndersa ai ka vertetuar se 21 janari eshte dita me depressive e vitit.

Egzistojne shume faktore qe e nxisin kete efekte : si moti I keq, harxhimet qe behen gjate festave, monotonia pas festive, puna e njejte etj.

Faktor tjere qe e nxisin depresionin jane rutina ditore dhe mendimi se kete vite nuk do te keni mundesi te shfrytezoni pushim.


Sipas disa hulumtimeve “depresioni” te henave vazhdimisht rritet nga fakti se kemi pushuar dy dite dhe tani e kemi te rende fillimin e nje jave te re pune.

”Nese jeni persona te tille te cilet vazhdimisht ankohen per motin apo per pune te tjera te vogla, atehere ju rekomandoj qe gjate ketyre diteve te mendoni vetem per gjera te mira, ata qe me shume ju gezojne”, nenvizon Arnal.

Ai gjithashtu na kashillon qe gjate diteve depressive te ndalojme viziten te ata njerez qe nuk I duam apo qe zakonisht prishin humorin tone .

Rekomandoj qe te jepni dorheqje


Drejtori artistik i Festivalit te Shkupit, Valentino Skenderoski, pas nje debati te ashper me perfaqesuesit e kengeve, ne fund rezimoi qe Televizioni Shtetror te jap dorheqje nga Evrosongu.

"E rekomandoj MTV- ne qe te jap dorheqje nga evrosongu, pas te gjithe ketyre mbeturinave te hudhura kunder saj pse te vijojme, kjo qe bejme ne aspak nuk ka te bej me evrosongun", deklaroi Skenderoski.
Organizatoret e festivalit duke kerkuar falje publike, treguan rastin se si kane ardhur deri te zgjerimi i listes.

"Na kerceneuan nga jashte qe pos 15 kengeve ne festival te marre pjese edhe nje kenge, ne per te mbrojutr identitetit tone listen e zgjeruam edhe me gjashte kenge, por per kete raste e njohtuam policine", tha redaktori i programit per sport dhe rekremim, Aleksander Sidorovski.

Sipas tyre, kjo qe e bene ishte ne kundershtim me ligjin sepse konkursi parashihet vetem 15 kompozime ndaj morem vendim qe serisht ti largojme 6 kompozimet shtese.
Ne konferencen per shtyp nuk mungoi as show. Mes Bokit 13 dhe Sidorovskit kishte polemika qe
i tejkalian kufijte.


Menaxheri Emin Gaxha tha se shkaktar i kesaj tollovie eshte kompozitori Darko Dimitrov.
Nata finale per te perzgjedhur kengen qe do ta perfaqsoje Maqedonine ne Evrovizion, eshte shume afer, ndersa organizatoret shprehen se akoma nuk dihen se cili kengetar cilen kenge do ta kendoj dhe cka eshte me e keqja pergaditjet akoma s'kane perfunduar.

Sunday, January 20, 2008

Dita e Ashures edhe ne Shkup

Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharrem. Sipas një transmetimi të Abdullah ibn Abas'it kur profeti Muhamed (a.s.) erdhi në Medine, vuri re se çifutët mbanin agjërim ditën e ashures dhe pyeti për shkakun.

Kjo është një ditë e madhe. Në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falenderim për këtë, profeti Musa agjëroi atë ditë. Edhe ne për respekt po agjërojmë". I dërguari i Allahut (a.s.) u shpreh: "Ne e nderojmë më shumë se ju profetin Musa (a.s.)".

Duke mbajtur edhe vetë agjërim urdhëroi popullin e tij të agjërojë ditën e ashures. (Muslim, Sijam,128)
Pasi u bë obligim agjërimi i Ramazanit, profeti Muhamed (a.s.) solli një liri për këtë temë duke thënë: "Pa dyshim që dita e ashures është një ditë nga ditët e Allahut. Kush të dojë agjëron dhe kush të dojë, jo". (Muslim, Sijam
117). Agjërimi në ditën e ashures është sunet. Veçse profeti ynë i nderuar, për të mos u ngjarë çifutëve, na këshillon që së bashku me ditën e dhjetë të Muharremit, të agjërohet edhe dita e nëntë ose e njëmbëdhjetë. Ose të agjërohen tri ditë të njëpasnjëshme. I dërguari i Allahut (a.s.) në një thënie të tij, thotë: "Dallohuni nga tradita e çifutëve duke agjëruar një ditë përpara dhe ditën pasuese nga dita e ashures", ndërsa në vitin e fundit të jetës së tij ka thënë: "Nëse jetoj edhe vitin që vjen, do të agjëroj ditën e nëntë dhe të dhjetë të Ashures".


Dita e Ashures është një ditë e shënuar duke qenë se përkon me një sërë ngjarjesh të rëndësishme në historinë Islame. Në këtë ditë është pranuar pendesa e Ademit (a.s.), është ndaluar në malin Xhud anija e Nuhut, ka lindur dhe ka dalë nga flakët e zjarrit pa u djegur Hz. Ibrahimi, është shëruar nga sëmundja e gjatë Hz. Ejjubi, ka shpëtuar nga barku i peshkut Hz. Junusi, është ngjitur në qiell Hz. Isai. Po në këtë ditë ka rënë dëshmor në vendin e Qerbelasë nipi i dashur i profetit, Hysejni (r.a.).
Me rastin e kesaj dite, ne Carshin e vjeter te Shkupit, per te gjithe te parnishmit u nda ashure.