Monday, June 9, 2008

Historia e dhimbshme e familjes Luzha nga Shkupi




BUKËN E HA THATË, POR BIJËN NUK E LË PA ILAÇE

“Ajo është invalide, vuan nga epilepsia dhe ilaçet i ka të domosdoshme”, tha me lot në sy babai Jetishi.

Skamja dhe peripecit në jetë për familjen Luzha nga lagja ”Xhon Kenedi” në Shkupi, s’kanë të sosur.

Kryefamiljari Jetish Luzha ka punuar 2 vite në Zagreb dhe 26 vite në Beograd, gjatë luftës kthehet në Maqedoni dhe pas ca kohësh sëbashku me vajzën Shehide fitojnë shtetësinë e Maqedonisë.

Kjo familje pos gjendjes së vështirë ekonomike po ballafaqohet edhe me vështirësi të tjera.

Koço Lega banor i Shkupit, i ndihmuar nga avokati Vanço Shehtanski, pa pasur të drejtë mundohen ta marrin banesën e tyre, për të cilën dokumentat dëshmojnë të kundërtën. Aty vërtetohet se kjo pronë i takon familjes Luzha. Për këtë gjë janë ankuar edhe në gjykatë, por lënda e tyre për 2 vite ka ngelur në sirtar.

“Një qytetar maqedonas sëbashku me avokatin e tij, Vanço Shehtanski na mashtruan, ata e shitën banesën tonë pas shpine por ne pas shumë peripecive arritëm ta kthejmë sepse i posedojmë dokumentat të cilat e vërtetojnë se është banesa jonë. U ankuam edhe në gjykat por lënda gati dy vite është harruar nëpër sirtar. Koço Lega kur e morri vesh se nuk arriti të realizoj qëllimin e tij, erdhi në banesë dhe i prishi dyert, më në fund pas dëmit që na shkaktoi tentoi ta djeg banesën por ne intervenuam në kohë”, informoi Shehide Luzha.

Shehidja qysh e re ka ngelur invalide. Ajo tash është 38 vjeçe dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare.

Babai Jetishi shprehet se e ka të rëndë t’i siguroj ilaçet për bijën e tij, sepse ka 78 vjet dhe nuk ka fuqi për të punuar.

“E kam shumë të rëndë por sidoqoftë unë bukën e ha thatë dhe vajzën nuk e lë pa ilaçe. Ajo është invalide, vuan nga epilepsia dhe ilaçet i ka të domosdoshme”, tha me lot në sy babai Jetishi.

Ata jetojnë në mjerim, ç’do ditë e kalojnë me shpresë se ndoshta dikush do t’u sjell dic për të ngrën për të mbajtur vetën gjallë.

Të gjithë mirbërësit që duan ta ndihmojnë familjen Luzha mund ta gjejnë në lagjen “Xhon Kendi: rruga “Cvetan Dimov”, nr: 145 banesa 1/1- Shkup, apo mund të ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare në xhiro-llogarinë e tyre.(xh.ll. 300001000003203) Banka komerciale.

No comments: