Sunday, June 29, 2008

“Hasanaginca”, të mërkurën mbrëma u shfaq para publikut shkupjan

MITI E RINGJALLI HANIN KURSHUMLI

Të asoconte se jemi në kohën e osmanlinjëve. Këtë e bën edhe më të qartë dahiret, këngët dhe objekti. Nje shfaqje e tillë i kish munguar publikut shqiptar dhe Hanit Kurshumli, u shprehën shikuesit.

Teatri Shqiptar i Shkupit të mërkurën vuri në skenë veprën e Millan Ogrizoviq “Hasanaginica” me regji të Sasho Milenkovskit.

Hasan Aga i cili ka luftuar plagoset dhe kthehet për t’u shëruar në sarajet e tij, pret që të del Hasanaginica por në vend të saj kurimin e kryejnë nëna dhe motra e tij.

Nga ky gjest Hasan Aga kërkon që bashkëshortja e tij t’i lëshoj sarajet. Hasanaginica kur e dëgjon këtë lajm tenton të bëj vetvrasje por nuk e lejon vëllahu i saj, i cili e merrë në shtëpi. Për një kohë të shkurtër vëllai e marrton për një burrë të pasur.

Para se të shkoj te burri i dytë ajo duhet të përshëndetet me sarajet dhe fëmijën. Përshendetet me sarajet por me fëmijën nuk arrin sepse nuk e lejon zemra prandaj vdes mbi djepin e fëmijës.

Në rolin e Hasan Agës luajti aktori Sefedin Nuredini, bashkëshorten e Hasan Agës, Teuta Ajdini Jegeni dhe vjehrën Elahame Bilalli.

“Roli im ka mjaftë momente emocionale por edhe dramatike.Kur na besohet një rol ne aktorëve duhet sadopak të përputhet me karakterin tonë ndaj ky rol mua më përputheshte.Nuk do të vecoja asnjë moment pasi që nga fillimi e deri në fund rolin të tërin e kam përzemër”, tha ideatorja dhe aktorja e shfaqjes “Hasaniginiga”, Teuta Ajdini Jegeni.

“Tema e shfaqjes është emancipimi i burrit dhe jo i gruas dhe sa do të flitet për një kohë të kaluar kjo vashdon edhe sot. Me vet faktin se kemi malltretime të ndryshme të femrave pra në përgjithësi statusi i tyre akoma nuk është i siguruar”, vlersoi aktori Nuredini pas shfaqjes.

Ndërsa aktorja më e vjetër e cila ka 40 vite që ushtron këtë profesion për rolin tha:”

Luaj rolin e nënës së Hasna Agës apo vjehrën e cila është shumë e ashpër. Ajo edhe për publikun ka lënë mbresa të këqia sepse i tërë faji bie mbi vjehrën dhe të gjithë më akuzojnë mua se e nxjer nusen prej shtëpije”, tha aktorja 60 vjece, Elhame Bilalli.

Miti “Hasanaginica”, atë natë e ringjalli Hanin Kurshumli, të asoconte se jemi në kohën e osmanlinjëve. Këtë e bën edhe më të qartë dahiret, këngët dhe objekti. Nje shfaqje e tillë i kish munguar publikut shqiptar dhe Hanit Kurshumli, u shprehën shikuesit.

Ritransmetimi do të jetë në shtator.

No comments: