Wednesday, June 11, 2008

Me rastin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Instituti për Trashigimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve mbajti akademi solemne




SHPALOSET FLAMURI I CILI ËSHTË NGRITUR PARA 40 VITESH

Instituti pėr Trashëgimi Kulturore e Shpirtërore tė Shqiptarëve “Pjetër Bogdani” në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror tė Tetovës (USHT), mbajti akademi solemne kushtuar 130-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Me këtë rast u shpalos flamuri ynë(kuq e zi) i cili ishte i fshehur qysh prej vitit 1968 në shtëpin e mësuesit të historisë Ruzhdi Ahmeti. Në këtë vit mësuesi Ahmeti flamurin e çoi në shkollën fillore ” 25 Maji” në Shkup, si pasoj e së ciliës edhe u burgos. Dhe ja pas 40 vitesh flamuri filloi sërisht të valojë dhe atë në ditën e shënimit të 130 vjetorit të Lidhjes së Prizrenint pikërishtë në Institutin për Trashigimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve.

Mirushe Hoxha, drejtoreshë e Instituti për Trashegimi Kulturore e Shpirterore të Shqiptarëve “Pjetër Bogdani” para të pranishmëve theksoi “Lidhja Shqiptare e Prizrenit është simbolika e dinjitetit dhe identitetit kombëtar, që në periudha të ndryshme merr dhe trajta të ndryshme të vetëmanifestimit. Janë të shumta këto trajta të vetėmanifestimit të mirëfilltė të dinjitetit kombëtar: flamuri kombëtar, emri, persekutimet për arsye tė dinjitetit kombëtar. Gjithashtu , krijimi institucional i bërthamës kombëtare përmes argumenteve shkencore në një shtet demokratik-që është mision i Institutit “Pjetër Bogdani”, tha ndër të tjera Mirushe Hoxha.

Në akademinë solemne me kumtesa u paraqitėn prof.dr.Vebi Xhemaili, historian, prof.dr.Fejzullah Shabani, prof.dr.Nexhat Abazi, magjistër Besnik Emini, prof.dr.Nebi Dervishi, kryetar i Shoqatës sė Historianëve Shqiptar në Maqedonisë (SHHSHM), dhe prof.dr.Nuhi Vinca.

Në emër të historianve foli prof.dr.Vehbi Xhemaili i cili elaboroi “Raportet e konsujve ndaj Lidhjes së parë të Prizrenit” dhe mes të tjerash tha:” Edhe në shqiptarët këtu në Maqedoni sot kemi fatin që këtë ditë të madhe ta kremtojmë pikërisht në monument të rëndësishëm për ne, pikërisht në Institutin për Trashigimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, e cila ka rol domunues në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe gjenezës shqiptare”, tha kryetari i historianëve të Maqedonisë, Xhemaili.

“Jemi mbledhur për të kremtuar 130 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit datë kjo mjaftë me vlerë për ne.Lidhja shqiptare e Prizrenit shënonte fazën më gjallëruese të veprimtarisë politike atdhetare të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Idet e programit politike të Lidhjes së Prizrenit në fakt kanë qenë ide më të organizuara gjer në atë përiudhë ku është në pyetje lufta dhe kërkesa e shqiptarëve për një shtet sovran dhe të pavarur.”, tha prof.dr.Fejzulla Shabani.

Ndërsa prof.dr Nexhat Abazi lexoi disa fragmente nga punimi shkencor “Projekti arsimor i Lidhjes së Prizrenit”.

Sipas tij, si shumë ngjarje të rëndësishme revulucionare në Evropë dhe shumë të tjera të cilat patën një përgaditje të fuqishme ideologjike e arsimore poashtu edhe Lidhja e Prizrenit kishte një mbështetje ideore filozofike dhe arsimore-iluministe të bazuar në periudhë demokratike.

Para auditoriumit u paraqitën kori i Universitetit Shtetëror tė Tetovës (USHT) dhe violinistët Blerim Grubi dhe Sihana Badivuku.

Me rastin e shënimit të 130 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit gjithashtu në Qendrën Teatrore për fëmijë dhe në Shtëpinë e Jashar bej Kumbarajve në Shkup, Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni, mbajtën tribunë shkencore me çrast para auditorit u paraqitën: Ali Vishko, Shukri Rahimi, Muzafer Bislimi, Qerim Lita, Skender Hasni, Ilmi Veliu dhe Fati Iseni.

Sipas tyre, qëllimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte formimi i shtetit autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otomane të Prizrenit , Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.

No comments: