Wednesday, June 25, 2008

Shkrimtari Ismail Kadare, kandidat për çmimin "Principe de Austrias" në Spanjë

Tirane 25 qershor (MIA) - Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është nominuar si kandidat për çmimin "Principe de Asturias", një çmim që pritet të shpallet sot nga Juria e Fondacionit "Principe de Asturias" në Oviedo (Spanjë), njofton ATSH-ja.

Duke ju referuar të përditshmes spanjolle "El Pais", finalistët e edicionit të vitit 2008 janë shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, kanadezi Margaret Atuod, britaniku Ian MekEuan dhe spanjolli Huan Goytisolo, të cilët u përzgjodhën ndër 32 propozime, të cilët vijnë nga 24 vende.

Jorge Semprun, Andres Trapiello, uruguajani Eduardo Galeano, japonezi Haruki Murakami, poeti libanez Ali Ahmad Said, Adonis, koreani Ko Un, italiani Antonio Tabuçi dhe amerikani Riçard Ford ishin disa nga kandidatët e çmimit të cilët nuk kanë mundur të kalojnë seleksionimin e fundit.

ATSH-ja njofton, se gjatë diskutimeve të jurisë në këtë edicion është debatuar që në këtë çmim të përfshiheshin apo jo vetëm autorët e gjuhës spanjolle apo edhe kandidaturat në gjuhë të tjera . Hera e fundit kur një autor spanjoll ka marrë një çmim ka qënë viti 2000, me guatemalasin Augusto Monterroso.

Çmimi "Principe de Astirias" një nga çmimet më të rëndësishme të Spanjës, në edicionet e kaluara është fituar nga autorë si Hoze Hierro, Huan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Kamilo Hoze Cela, Klaudio Rodrigez, Karlos Fuentes, Francisko Umbral, Gynter Gras, Augusto Monterroso, Doris Lesing, Arthur Miller, Zuzan Sontag, Klaudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz, i cili e mori këtë çmim në vitin 2007.

Çmimi "Principe de Asturias në Letërsi, është i gjashti me rradhë që ndahet gjatë këtij viti . Deri tani janë dorëzuar çmimi i Bashkëpunimit ndërkombëtar në Art, i Kërkimit shkencor dhe teknik, Komunikimit dhe njerëzimit dhe Shkencave sociale. Çmimet për Sport priten të ndahen gjatë muajit shtator.

No comments: