Sunday, June 29, 2008

Gates, koha për "log off"

Si u shndërrua nga grumbullues në ofrues parash

Kur historianët e ardhshëm do të
vendosin të rendisin njerëzit më
të rëndësishëm të kohërave,
emri i Bill Gates do të jetë në krye
të listës. Brezat e ardhshëm do ta kujtojnë
si njeriun vizionar që i dha formë e jetë një
teknologjie të re, e dominoi atë me një
sukses të jashtëzakonshëm, si rrallëkush
para tij, për të "braktisur" gjithçka në emër
të filantropisë. Dje, Gates u tërhoq nga
kompania së cilës i dha 24-orëshin e tij në
33 vitet e fundit. Ai nuk do të jetë më në
pozicionin e drejtorit ekzekutiv, por do të
mbetet një pionier i teknologjisë, i cili do
të tentojë me të njëjtin vullnet dhe ambicie
rolin e kryefilantropit të botës, që do
të ketë të bëjë me shpenzimin e duhur të
39 miliardë dollarëve të fondacionit të tij
të bamirësisë. Ky është me siguri një moment
historik, që do të mbahet mend
gjatë dhe për shumë arsye.
William Henry Gates III lindi në 28 tetor
të vitit 1955, në një familje të pasur në Siatëll.
Në fëmijëri kohën e lirë e kalonte
duke luajtur me kompjuterë. Së bashku
me mikun e tij, Paul Allen, në moshën 17-
vjeçare krijuan një program kompjuterik
për mësimdhënien. Shkolla i pagoi për
këtë shpikje dhe Gates me këtë rast futi
në xhep paratë e para nga puna që do ta
bënte njeriun më të pasur të botës. Tre
dhjetëvjeçarë më vonë pasuria e tij është
vlerësuar 58 miliardë dollarë. Për 13 vjet
ai ka qenë njeriu më i pasur i planetit, duke
e humbur titullin vetëm pasi nisi që një
pjesë të parave ta kanalizonte në llogarinë
e fondacionit të tij të bamirësisë. Vetë "Microsoft"
ka vlerën 264 miliardë dollarë, me
një shitje vjetore prej 60 miliardësh.
Sistemi i tij operacional ndodhet thuajse
në çdo kompjuter personal, apo korporatë
në të gjithë botën, duke përmbushur
kështu pikërisht ambicien fillestare të
Gates. Por ky gjigand e kishte edhe një rival,
të vjetër sa edhe vetë ekzistenca e tij,
"Apple", ndaj të cilit, pavarësisht të gjitha
sfidave sot, është mbizotërues. Adoleshentët
Gates dhe Allen u rritën në një epokë
kur si hardware, ashtu edhe software,
ndodheshin në një periudhë zhvillimi e
rritjeje. Në Kaliforni, Steve Jobs dhe Steve
Wozniak kishin nisur të përqendroheshin
tek ideja e madhe që më vonë u shndërrua
në "Apple". Por kur një kompani e
quajtur MITS shpiku "Altair", kompjuterin
e parë të prodhuar në seri dhe u bëri
thirrje programuesve të krijonin për të një
gjuhë programuese, Gates e kapi shansin
dhe kërkoi një takim me shefin e kompanisë.
Pasi ia mbushën mendjen se
mund të krijonin diçka, u punësuan dhe
rezultati i punës së tyre ishte baza e "Microsoft"-
it, kompania që ata themeluan
një vit më pas, kur Gates, me padurimin
për të sjellë në jetë shpikjen e tij, braktisi
studimet në Harvard. Pikërisht në këtë
periudhë krijimtarie intensive Gates vizionoi
kompjuterin në të gjitha shtëpitë
dhe tryezat e amerikanëve. Me këtë vizion
ai bëri për vete edhe mikun e tij të
Harvardit, Steve Ballmer dhe së bashku
krijuan "Microsoft"-in. Bill e Steve që nga
ajo kohë janë gjithmonë bashkë. Qëllimi
i tij fillestar ishte krijimi i një programi të
denjë për një kompjuter të mirë, një program
që të ishte në gjendje të bënte një
punë profesionale. Një nga problemet
më të mëdha me të cilat është përballur
Gates ka qenë beteja kundër akuzave për
monopolizim të tregut. Shembujt e kompanive
që kishin bërë një përpjekje të
tillë në fusha të caktuara ishin të shumta.
I tillë ishte "Standard Oil" i "Rockefeller"-
it, kompani që u shpërbë në vitin
1911 pas betejash të ashpra në gjykatë.
"Rockefeller" ishte një mësim i mirë mbi
praktikat monopoliste për ata që do të
donin t‘i ngjanin. Ai i "shkërmoqte" rivalët
nëse ata nuk u bindeshin rregullave
të tij, apo nuk ia shisnin kompanitë. Në
fund ai zotëronte 90% të industrisë së
naftës amerikane. Edhe "Microsoft" i
shkoi fare pranë këtij rasti në vitin 2000,
kur një gjykatë amerikane vendosi se
Gates kishte shkelur ligjet e konkurrencës
në përpjekjen e tij për të shndërruar
Internet Explorer si dominant në
treg, duke shkatërruar ekzistencën e
"Netscape" që në fillimet e saj. Që nga ajo
periudhë, si në Amerikë, ashtu edhe në
Evropë, "Microsoft" ka kaluar shumë
beteja ligjore. Këtë vit, Bashkimi Evropian
e gjobiti me shifrën rekord prej 899
milionë dollarësh, pikërisht për shkelje
të ligjit anti-monopol. Si për ironi të fatit,
pikërisht në këtë moment, kur Gates po
le "Microsoft"-in, një tjetër dyshe vizionare,
themeluesit e "Google", Sergey Brin
dhe Larry Page, po ofrojnë programe
përmes të cilave konsumatorët dhe bizneset
mund të operojnë drejtpërsëdrejti
në internet pa pasur nevojë të instalojnë
në kompjuter programe. Përparimi
i "Google" dhe miliardat e tij edhe nga
reklamat on-line kanë bërë që disa analistë
të parashikojnë një të ardhme jo fort
të ndritur për "Microsoft"-in, të cilit nga
ana e tij iu deshën 5 vjet për të sjellë në
treg versionin e ri të Windows, që doli se
ishte thjesht një përmirësim i versionit të
vjetër dhe jo një program tërësisht novativ.
Për sa kohë që Gates ka qenë në krye
të punëve të kompanisë, ajo ka shkuar
mbarë, por tani ekziston frika e ikjes së shkencëtarëve
të shkëlqyer prej saj pas ofertave
më të mira nga kompani të tjera në
lulëzim e sipër. Gates po e lë punën në një
periudhë relativisht kritike. Ky ishte momenti
i largimit përfundimtar të Gates, por
ky fund ishte paralajmëruar që dy vjet më
parë, me deklaratat e tij se do të niste pak
nga pak tërheqjen nga pozicionet kyçe,
për t‘i kushtuar më shumë kohë drejtimit
të fondacionit. Që nga korriku i vitit 2006,
figura të tilla si Ray Ozzie, krijuesi i "Lotus
Notes" dhe Craig Mundie, konsiderohen
si vizionarët e rinj të programimit dhe gjëja
e fundit që i duhej tani "Microsoft"-it
është dalja e plotë nga skena e Gates.
Romanca e Billit: Si u takua
me Melindën
Në verën e vitit 1986, e sapo diplomuar
në Universitetin Duke në shkencat kompjuterike
dhe ekonomi, Melinda Ann
French kishte nisur një punë si stazhiere
në kompaninë IBM. Një mikeshës së saj
ajo i kishte thënë se do të bënte një intervistë
me përfaqësuesin e një kompanie
me emrin "Microsoft". Shoqja e kishte
këshilluar që nëse do t‘i ofrohej ndonjë
punë nga kompania, duhej të pranonte,
sepse ajo ishte një kompani gjithnjë e në
rritje. Melinda nisi punë aty dhe brenda 6
vjetësh, nga menaxhere e prodhimeve, u
shndërrua në menaxhere informacioni
për produkte të tilla si Encarta apo Expedia,
por gjëja më e rëndësishme ishte vendi
që kishte zënë në zemrën e shefit ekzekutiv,
Bill Gates, i cili shumë shpejt do të
bëhej njeriu më i pasur i botës. Sot Melinda
është një nga gratë më të pasura të
botës, me të drejtën e përdorimit të 80
miliardë dollarëve. E mençur, me një trup
të formuar mirë, me një përkushtim ndaj
çdo gjëje që bën, Melinda është shumë e
dhënë pas bamirësive. Ka lindur në vitin
1964, është rritur në Teksas dhe është e
bija e një inxhinieri. Në shkollë ajo ishte
gjithmonë ndër nxënëset dhe studentet
e dedikuara. Ballafaqimin e parë me
botën e kompjuterit e pati në moshën 14-
vjeçare, kur i ati i solli në shtëpi një "Apple
II", një nga të parët që dolën në shitje
për konsumatorët. Asaj i pëlqente të luante
lojëra në kompjuter dhe të mësonte
mbi gjuhët bazë të programimit. Për
Gates ishte gjithmonë kënaqësi të thoshte
se e shoqja kishte një shkollim më të
mirë se ai, pasi vetë Bill i la studimet
përgjysmë. Takimin e parë çifti e pati në
vitin 1987. Ajo kishte katër muaj që
punonte në kompani dhe një darkë, pas
një ekspozite, rastisi që t‘i kishin vendet
pranë. "Nuk mund ta imagjinoja se ai ishte
një person me humor", thotë më vonë
Melinda, që e kishte imagjinuar shefin e
madh si një njeri të sertë. Që nga ajo natë
kaluan disa muaj para se Bill t‘i kërkonte
të dilnin bashkë. Kjo nuk ndodhi menjëherë,
por pas dy javësh. Pasi për dy javë
ai e kishte axhendën të mbushur plot
dhe nuk kishte kohë as të vinte gjumë në
sy. Sipas Gates, gjëja kryesore që e tërhoqi
te Melinda ishte sensi i saj i pavarësisë.
Ishte Melinda ajo që e prezantoi më së
pari me botën e filantropisë. Pas fejesës
në vitin 1993, e ëma e Melindës u sëmur
nga kanceri në gji dhe në një letër të gjatë
që ajo i shkruan të bijës, ndër të tjera thuhej:
"Prej atyre që u është dhënë shumë,
pritet që të japin edhe më shumë". E ëma
e Melindës vdiq disa muaj më pas, por
këshilla e saj ishte në qendër të krijimit
të fondacionit "William Gates", i drejtuar
nga babai i Billit. Qëllimi i tij ishte që të
çonte lap topin në çdo klasë. Më pas çifti
vendosi që çështja më e rëndësishme në
Shtetet e Bashkuara ishte sistemi arsimor.
Pas dasmës së tyre në Hawai, Melinda
lexoi në "New York Times" për miliona
fëmijë që vdesin në botë nga sëmundjet
ngjitëse, si malaria dhe tuberkulozi. Kësisoj,
varfëria në botë u bë një nga
shqetësimet e saj kryesore. Sot, Melinda
i kushton 30 orë punë në javë fondacionit.
"Ne kemi shumë kërkesa, por japim
kontributin tonë vetëm në rastet shumë
në nevojë dhe ku bëhet fjala për ndryshime
masive dhe të dukshme", është
shprehur Melinda në një intervistë për
revistën "Forbes". Fondacioni është i
lidhur gjithashtu edhe me kompani të
tjera dhe shoqata bamirëse për kryerjen e
projekteve të mëdha të donacioneve që
kapin shifra me miliona, e në disa raste
miliarda dollarësh. Melinda është gruaja
që ndodhet në krye të fondacionit më të
madh bamirës të botës. Ajo është vajza e
shkëlqyer, një alpiniste e pasionuar, nënë
e tre fëmijëve dhe një grua me zemër të
madhe e të dhimbsur. Ndërsa Bill është
truri i gjithçkaje, Melinda është zemra.
Komforti shtëpiak: vila m e
shtrenjt e shtrenjtë e botës
Banesa e familjes Gates është një shtëpi
jashtëzakonisht e madhe, që ndodhet
në periferi të liqenit Washington.
Ndër ambientet më të mëdha të saj janë
dhoma e bibliotekës, pishina, garazhi me
një hapësirë që mund të nxërë 30 makina
dhe një rrjet të jashtëzakonshëm kompjuterik.
Vlera totale e shtëpisë me
gjithë pajisjet brenda saj është 113 milionë
dollarë dhe taksa vjetore e pronës
është 1 milion dollarë. Gates iu deshën 7
vjet për ta bërë këtë shtëpi ashtu siç është
sot. Pjesa më e madhe e saj ndodhet
nën tokë. Në të ka edhe një dhomë kinemaje
dhe lojërash kompjuterike. Kur
Melinda hyri në këtë shtëpi për herë të
parë, iu duk vetja se ishte futur në një
videolojë. Menjëherë pas dasmës ajo
thirri me urgjencë një arkitekt për ta rimodeluar,
rikonceptuar dhe shndërruar
në një shtëpi familjare, ku do të rriteshin
të lumtur tre fëmijët që erdhën në jetë.
Milionat e Billit
"Kush vdes i pasur është fatkeq" shkroi
në vitin 1889 manjati amerikan, Andre
Carnegie. Për të vënë në praktikë
predikimin e tij, ai në vitet e fundit dha
dorëheqjen nga drejtimi i përditshëm i
industrisë së çelikut dhe ia dedikoi kohën
dhe veten ndërtimit të librarive të mëdha
publike në Britaninë e Madhe dhe Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, themelimit
të Universitetit të Birminghamit dhe të
famshmit "Carnegie Hall". Shembulli i tij
vlejti për shumë të tjerë që iu dhanë filantropisë
pas tij. Si Carnegie, ashtu edhe
Gates është i vendosur që të japë për bamirësi
miliardat që fitoi gjatë viteve të suksesit
të "Microsoft"-it. Fondacioni i bamirësisë
është "Bill dhe Melinda Gates", i
themeluar në vitin 2000 dhe Bill planifikon
që ta drejtojë vetë fondacionin. Korporata
"Carnegie" vazhdon edhe sot e
kësaj dite misionin e saj bamirës, edhe pse
shumë sektorë kanë devijuar nga ideja
primare. Dedikimi i Billit është përforcuar
edhe nga ai i një tjetër njeriu të pasur, një
tjetër miliarderi amerikan, Warren Buffet,
i cili në vitin 2006 dërgoi në llogari të fondacionit
të Gates shumën 44 miliardë dollarë.
Disa pasanikë preferojnë që t‘i bëjnë
publike përpjekjet e tyre filantropike. Të
tjerë, të tillë si David Astor, edhe pse gjatë
gjithë jetës dhanë miliona për bamirësi,
nuk preferuan kurrë që të bëheshin të
ditura shumat dhe destinacionet e përfituesve
të tyre. Sigurisht që heshtja duhet
të jetë një karakteristikë e bamirësisë
së vërtetë, por janë të paktë ata njerëz që
heshtin kur bëjnë një të mirë. Më së shumti
pasanikët vazhdojnë që të publikojnë
shumat e parave. I tillë është edhe Bill
Gates. Fondacioni "Bill dhe Melinda" ka
dy zona kryesore fokusimi: novacionin në
fushat e shëndetit publik dhe arsimin.
Investimet e fondacionit në shkolla janë
të shumta për sa u përket librarive dhe
teknologjisë. Më pas ka programe
konkrete për luftën kundër malaries dhe
varfërisë në botë. Aktualisht fondacioni ka
në fondin e tij 37.3 miliardë dollarë. Deri
tani janë shpenzuar 16.5 miliardë në
formë grantesh dhe programesh.

No comments: