Sunday, June 15, 2008

Laguna Coupe

Derisa paparacit ishin duke e "gjuajtur" automjetin e ri, Renault Megane, ata janë ndeshur me Laguna Coupenë e re. Ashtu si edhe pritej, Laguna Coupe nuk është e afërt me konceptin I cili ishte paraqitur vitin e kaluar.

Modeli me tri dyer I Renault Laguna, shumë më tepër do t'i ngjajë modelit "të zakonshëm " , sidomos me pjesën e përparme, ku siç duket dizajni ndriçues është marrë plotësisht nga Laguna me pesë dyer.

Pjesa e pasme krahasuar me konceptin, ka mbetur e pandryshuar, dhe duhet pranuar se ta kujton Alfa Romeon.

Te Laguna Coupe e re do të ofrohen katër motorë, dy dizelë dhe dy benzinë.
Dy të parët do t'i përfaqësojnë dizelin 2.0, me katër cilindra dhe mbushjen turbo, i cili ka 185 kalë-fuqi, dhe dizelin tjetër V6, 3.0, I cili do të ketë 230 kalë-fuqi.

Automjetet me benzinë do të përfaqësohen po ashtu me variante të ngjashme,njëri do të jetë 2.0, turbo, me 205 kalë-fuqi dhe tjetri 3.5, V6, me 230 kalë-fuqi.

Çmimi I modelit bazë do të fillojë më 35. 000 euro në tregun evropian, ndërsa modelet më të fuqishme dhe të rregulluara më mirë do të kushtojnë mbi 50.000 euro.

No comments: