Sunday, June 29, 2008

Në Hanin Kurshumli


HASANAGINICA

Të mërkurën me fillim në ora 21:30 në Hanin Kurshumli do të shfaqet premiera “Hasanaginica” e regjisorit Sasho Milenkovski, shfaqje kjo e dyta me rradhë për vitin 2008 me cka me shfaqen e tretë që do të jepët së shpejti do të mbyllet projekti për sezonin e parë, informoi drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Muzbajdin Qamili.

“Teksti është i Millan Ogrizoviq ndërsa adoptimi, skenografia dhe regjia e Sasho Milenkovskit. Në rolet kryesore luajnë: e shoqja e Hasan Agës- Teuta Ajdini – Jegeni; Hasan Aga- Sefedin Nuredini, Begu Pintor-Vebi Qerimi; Unihanemja-Elhame Bilalli; Merima-Amernis Nikoshiqi Jovanovska; Kadia i Imotskut- Ylber Murtezi; Ibrahimi- Besfort Idrizi; Hysref- Visar Etemi dhe Hyseni- Blerim Dardhishta”, informoi drejtori Qamili.

Iden e tekstit e ka dhënë aktorja Teuta Ajdini Jegeni dhe kjo qw e realizuam ishte rastësi tha regjisori i shfaqjes, Sasho Milenkovski.

“Bëhet fjalë për një mit ballkanik që i takon periudhës para katër e më shumë shekujsh. Tekstin që do ta dëgjoni në skenën e Hanit Kurshumli për herë të parë është botuar në librin e udhërrëfyesit dhe etnografit italian Alberto Fortis duke e quajtur “baladë lirike”. Prej asaj kohe fillojnë të paraqiten përkthime të kësaj kënge në disa gjuhë dhe atë nga mediat më të mëdha të asaj kohe.” Hasanaginica” do ti qartësoj disa cështje mes marrdhënjeve burrë e grua dhe shoqërisë patriakale. Mendoj se emancipimi i femrës sot nuk është problem por emanicipimi i mashkullit”, bëri me dije regjisori Milenkovski.

Ai e vlersoi lartë punën e Teatrit Shqiptar të Shkupit dhe shprehet i kënaqur me atë se si funksionon, ka aktor fenomenal dhe staf të përkryer, vlersoi regjisori i “Hasanaginicës”.

Një ditë pikërisht këtë tekst ja propozova drejtorit dhe t’u them të drejtën qysh moti kam shprehur dëshirën që ta luaj të shoqen e Hasan Agës, njohtoi aktorja Teuta Ajdini Jegeni.

“Është një dukuri që kohëen e fundit jo me fajin tonë shfaqjet shihen pak, prandaj mendova se si të risim numrin e publikut, jam e bindur se kjo shfaqje do ta zgjidh këtë problem”, tha Jegeni.

Ndëra aktori Sefedin Nuredini tha se është e vështirë të bisedohet dy ditë para premierës por ai është i sigurt se të mërkurën do ta japin provimin.

No comments: