Wednesday, June 11, 2008

Dhënia e maturës shtetërore fillon nesër

Shkup, 11 qershor (MIA) - Në shkollat e mesme shtetërore në Maqedoni nesër fillon dhënia e testit për gjuhën amtare, i pari prej dy lëndëve eksterne të maturës shtetërore. Lënda e dytë, matematikë ose gjuhë të huaj, maturantët do ta japin më 14 qershor. Për dhënien e maturës shtetërore, pa të cilin nuk mund të regjistrohen në fakultet, janë paraqitur 17.800 kandidatë prej 23.000 gjimnazistëve që mbarojnë vitin e katërt. Ata janë gjenerata e parë që do ta japin provimin përfundimtar.

Lëndën gjuha amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht" është i detyrueshëm dhe do ta japin të gjithë 17.800 kandidatët. Kandidatët që janë me mësim në gjuhën maqedonase janë 13.126 nxënës, në gjuhën shqipe 4.365 dhe në gjuhën turke janë paraqitur 309 nxënës.

Sipas Vesna Horvatoviq, drejtoreshë e Byrosë për zhvillimin e arsimit, janë bërë përgatitjet për realizim të suksesshëm të provimit të maturës shtetërore. Ajo shtoi se janë evituar të gjitha mangësitë dhe dobësitë nga matura provuese e dhjetorit. Pyetjet e provimit do të përshtaten me programet mësimore. Matura shtetërore do të jepet në shkollat e mesme amë, por në disa komuna, ku ka probleme hapësinore, një pjesë e nxënësve do ta japin provimin edhe në shkollat fillore fqinje. Provimin e maturës do ta zbatojnë 1.926 testues të trajnuar.

Për lëndën e dytë eksterne interesimi është më i madh për gjuhën e huaj, se sa për matematikën - për gjuhën angleze janë paraqitur 11.055 kandidatë, për gjuhën franceze 567, për gjuhën gjermane 230 dhe për gjuhën ruse 70 kandidatë. Matematika jepet në dy nivele - bazore dhe përparimtare. Për niveli bazor janë paraqitur 5.492 kandidatë, ndërsa për nivelin përparimtar 386. Zjgedhje midis dy niveleve varet nga lista e fakulteteve cilin nivel e kërkon për regjistrim.

Dhënia e gjuhës amtare nesër do të zgjasë 240 minuta, ndërsa testimi për gjuhë të huaj, gjegjësisht matematikë, të shtunën do të fillojë në orën 9 dhe do të zgjasë 180 minuta. Për nxënësit të cilët në afatin e qershorit nuk e japin maturën shtetërore ose ose një pjesë të saj ose për shkaqe të arsyeshme nuk e kanë dhënë, do të organizohet edhe afat i dytë i provimit në gusht - gjuhë amtare më 14 gusht dhe matematikë, gjegjësisht gjuhë e huja më 16 gusht.

Dy lëndët interne maturantët do t'i japin midis 16 dhe 28 qershor. Ato janë me zgjedhjen e nxënësve, ndërsa afatet kohore do të konfirmohen nga komisioni shkollor i maturës. Në afatin e gushtit, lëndët interne do ta japin prej 18 deri 30 gusht. Lënda e pestë e maturës shtetërore është detyra projektuese, të cilën nxënësit e kanë prezantuar midis 1 prill dhe 20 maj. Afati i gushtit për mbrojtjen e detyës projektuese është në të njëtjtën kohë me lëndët interne, midis 18 deri 30 gusht.

Matura shtetërore është ndërrim për provimet pranuese në fakultete. Regjistrimi në universitete në vitin e parë në vitin 2008/2009 është më 25 dhe 26 gusht. Matura shtetërore është e detyrueshme për të gjithë maturantët në arsimin gjimnazist dhe atë katërvjeçar profesional. Në të nuk janë përfshirë vetëm shkollat e mesme të artit, të cilat kanë qenë të parapara, por për ta nevojitej ndryshim i Ligjit për arsim të mesëm, gjë që nuk ndodhi për shkak të shpërndarjes së Palamentit.

No comments: