Ambas adorja amerikanë në NATO, Viktoria Nuland deklaroi se çështja për emrin kushtetues duhet të zgjidhet për disa ditë apo javë, dhe jo muaj, njofton agjencia e lajmeve
“ Duhet ta shfrytëzojmë momentin dhe të gjejmë zgjidhje me të cilën Maqedonia do ta marrë vendin e saj në NATO sa më shpejtë që është e mundur” theksoi Ambasadorja Nuland, pas takimeve me kreun shtetëror maqedonas."Kryetari i SHBA-ve, Xhorxh Bush dhe Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs mu lutën të vijë në Shkup pas samitit të Kartës së Adriatikut në Kroaci, për ta shfrytëzuar momentin, të bisedojë me liderët e juaj dhe të shohim ta zgjidhim këtë kontest” tha Nuland.Ajo i vlerësoi si produktive takimet e sotme me kreun shtetëror të Republikës së Maqedonisë, siç tha ajo se ekziston përkushtimi dhe vendosmëria për të gjetur zgjidhje."Shpresoj se bisedimet e sotme do të kontribojnë që procesi të cilin e udhëheq ndërmjetësuesi, Metju Nimic të zgjidhet sa më shpejtë", tha Nuland.
No comments:
Post a Comment