Stresi është një nxitës kryesor, i cili na lë orë të tëra në tavolinë. Shumë nga ne kanë stres kronik, që mund të jetë pasojë nga puna, lidhjet e zemrës ose lista e gjatë e gjërave të cilat duhet të bëhen në një të ardhme të afërt.
Trupat tanë i përgjigjen stresit duke nxitur lëndë kimike në tru, të cilat udhëheqin akumulimin e kalorive dhe depozitimin e yndyrave.
Kur ju keni stres kronik, trupi prodhon shumë kortizol dhe insulinë. Kështu që ju shtohet oreksi, i cili manifestohet veçanërisht në marrjen e ushqimeve të ëmbla.
Kjo bën që të depozitohen shumë yndyra, të cilat ndikojnë negativisht në të gjitha organet, e sidomos në mëlçi.
Kjo k r i j o n një rezistencë ndaj insulinës, që e urdhëron pankreasin tuaj të sekretojë më shumë insulinë për të bërë kom p e n s i m i n duke ju bërë të ndiheni të uritur dhe duke e justifikuar këtë të fundit me stresin e përditshëm. Kur ju përpiqeni që të luftoni stresin me anë të ushqimit, ju aktivizoni qendrën kryesore në tru.
Pas ndjesisë së mirë fillestare që ofron, ju do të vazhdoni kërkimin e së njëjtës gjë, që më parë ju bëri të ndiheshit mirë, të qetë e të relaksuar. Kjo përkthehet me më shumë ushqim.
Stresi dhe ankthi janë shumë të vështirë nga ana neurokimike që të kontrollojnë ushqimin. Por, një gjë është e sigurt, rëndësi thelbësore ka mendja, e cila është udhëheqësja e gjithë pjesëve të trupit.
Nëse ne kemi vullnetin e mire që të vendosim se duhet të pakësojmë ushqimin, atëherë çdo gjë do të ishte më e lehtë. Ajo çka ndodh në trurin tuaj luan rolin kryesor në atë se çka ndodh në stomakun tuaj.
Fillimisht duhet t‘i vini vetes një detyrë të rëndësishme: të mbani nën kontroll nivelin e hormoneve.
Kjo do ju bëjë që të jeni në një gjendje të qëndrueshme k ë n a q ë s i e.
Këshillat që propozohen më poshtë do ju vijnë në ndihmë:
Bëni që ushqimi të punojë në favorin tuaj!
Ushqimi sjell efekte të ndryshme në stomakun, gjakun dhe trurin tuaj.
Friday, April 4, 2008
Sa ndikon stresi te shëndeti?
Posted by Rina TURKESHI at Friday, April 04, 2008
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment