Po, ka ndodhur të shtunën e kaluar. Njëri nga pjesëmarrësit më të famshëm të Reality Show, "Kafazi i Artë", Albana Rexha, ka inauguruar të shtunën pubin e tij të quajtur "Bonito". Për këtë arsye Alban Rexha kishte ftuar aty të gjithë miqtë e tij ndër të cilët edhe këngëtarët e njohur Blero dhe Ingrid Gjoni. Ashtu siç duket edhe nga fotot, gjithçka ka shkuar më së miri. Të ftuarit kanë pirë dhe kanë kërcyer deri në orët e para të mëngjesit (madje edhe majë banakëve dhe tavolinave). Natyrisht një tipi si Alban Rexha të paktën me ato që kemi parë ne në Kafaz, i shkon shumë një biznes si ai i menaxhimit të një pubi dhe ne jemi të bindur se gjithçka do t'i shkojë më së miri. Ajo që paparaci ynë fiksoi tjetër me aparatin e tij dhe që është një gjë e re për ne, është fakti sesa mirë shkonin Blero Dhe Ingrid Gjoni. Natyrisht ne e dimë se ato janë kolegë dhe fakti që jetojnë larg bën që sa herë të takohen, të çmallen me njëri tjetri, Por atë natë tek "Bonito", dy këngëtarët kanë kërcyer, janë përqafuar dhe puthur pa fund me njëri-tjetrin, Të jetë më shumë se thjesht një miqësi?
Saturday, April 5, 2008
Puthje të nxehta mes Bleros dhe Ingridit
Posted by Rina TURKESHI at Saturday, April 05, 2008
Labels: Lajm MRT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment