Thursday, April 3, 2008

Tre prilli - ditë historike për shqiptarët

Tiranë, 3 prill (MIA) - Politikanët dhe qytetarët shqiptarë, ditën e sotme e vlerësojnë si historike për të gjithë shqiptarët dhe realizimin e ëndrrës kohë të gjatë të pritur, që duhet të sigurojë ardhmëri më të mirë dhe prosperitet të vendit, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Tirana

Sipas shefit të diplomacisë Lulzim Basha, kjo është rezultat i punës së mundimshme dhe angazhimit të vendit në realizimin e reformave, si dhe çdoherë bashkëpunimi i mirë me Aleancën.

Edhe lideri i forcës më të madhe opozitare, Partisë Socialiste, Edi Rama ditën e vlerëson historike, por sipas tij, kjo do të thotë edhe përgjegjësi plotësuese ndaj popullit dhe partnerëve të koalicionit.

Qytetarët e këtij vendi presin ditë më të bukura, pasi tani hapet edhe rruga ndaj anëtarësimit më të shpejtë të vendit në BE. Disa prej tyre vlerësojnë se Maqedonisë i është shkaktuar padrejtësi e madhe, pasi edhe duhej të marrë ftesë për anëtarësim, së bashku me Kroacinë dhe Shqipërinë.

No comments: