Friday, April 4, 2008

"Njujorjk tajms": Turp për Greqinë: E pengoi Maqedoninë

Nju Jork, 4 prill (MIA) - Një koment redaktues i "Njujork tajms"-it lidhur me veton që Greqia e vendosi në hyrjen e Maqedonisë në NATO.

"Maqedonasit e braktisën samitin e NATO-s të enjten dhe për këtë, nuk mund t'i akuzojmë. Kroacia dhe Shqipëria morën anëtarësim në Aleancën perëndimore në Bukuresht, por Maqedoninë e përjashtuan për shkak të arsyes apsurde: Greqia nuk e do emrin e tyre.

Me këtë vendim Greia duhet të turpërohet dhe kjo është e pandershme ndaj NATO-s, që ka shumë probleme më serioze dhe sfida me të cilat po ballafaqohet për të cilat duhet të jetë jetë e brengosur.

Emri Maqedoni e ndajnë ish-Republika Jugoslave dhe pjesa veriore e Greqisë. Prej momentit, kur ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë shpalli pavarësi në vitin 1991, grekët duke e reflektuar politikën ballkanike bizantine-ashpër negociojnë për emrin dhe simbolet për të cilët mendohet se janë të tyre.

Si rezultat i kësaj, Kombet e Bashkuara përkohësisht e kanë emëruar si Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë - ose joeuforikisht FYROM.

Prej atëherë Athina i ka normalizuar marrëdhëniet dhe shumë shtete, në mesin e të cilave edhe SHBA-ja hoqën dorë nga FYROM-i i papërshtatshëm në ndërrim të Republikës së Maqedonisë, siç Maqedonia quhet vetvetiu.

Ndërmjtësuesi i KB-së u përpoq të punojë për gjetjen e një kompromisi, por më në fund, Greqia - anëtare e NATO-s prej vitit 1952 - e shfrytëzoi veton e saj. Aleanca punon në bazë të konsensusit.

Maqedonia e Vogël nuk është kurrfarë kërcënimi për Greqinë nën çfarëdo lloj emri. Faktikisht, me hyrjen e saj në NATO përforcohet stabiliteti rajonal.

Tash, ekziston brengosje se mossuksesi që të hyjë në NATO mund t'i përforcojë nacionalizmin dhe disponimin anti-perëndimor, si dhe të rrezikohet hyrja në Bashkimi Europian.

Presidenti Bush dhe liderët europianë duhet të punojnë më fuqimisht që të gjejnë zgjidhje për këtë problem koroziv para se Greqia sërish të praktikojë veto. Tash ata duhet ta përforëcojnë presionin ndaj Greqisë që të gjindet kompromis dhe me të fyerja e NATO-ja drejt Maqedonisë të harrohet sa më shpejtë është e mundur.

No comments: