Grupi muzikor i Maqedonisë "Elita 5" i dhuron 7 mijë euro familjeve të Gërdecit. Japin një koncert të posaçëm bamirësie për të ndihmuar në lehtësimin e tragjedisë
Anëtarët e grupit të njohur muzikor "Elita 5" zhvilluan sot një vizitë në Bashkinë e Vorës për të dëshmuar solidaritetin me banorët e dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi më 15 mars në fshatin Gërdec.
Artistët u pritën nga Kryetari i Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili, i cili i informoi mbi dëmtimet që kanë ndodhur si pasojë e shpërthimit dhe mbi masat e marra nga qeveria në ndihmë të banorëve.
Pjesëtarët e “Elita 5” shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave si dhe solidaritetin me familjet e dëmtuara për përballimin e fatkeqësisë.
Dy prej anëtarëve, Arif Ziberi dhe Besim Ibrahimi informuan se grupi i tij ka zhvilluar një koncert të posaçëm, fitimet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të banorëve të Gërdecit. Në emër të grupit "Elita 5" Ziberi dhe Ibrahimi i dorëzuan Kryetarit të Bashkisë Vorë një ndihmë financiare për Gërdecin prej 6 000 euro dhe 1 500 dollarë amerikanë.
Ismaili falënderoi grupin "Elita 5" për ndihmën financiare të dhuruar, duke e vlerësuar këtë si një gjest humanizmi, i cili e vendos këtë grup artistësh në radhën e institucioneve, donatorëve dhe individëve të ndryshëm që kanë dhuruar ndihma financiare apo materiale për përballimin e pasojave nga shpërthimi i ndodhur në Gërdec.
Thursday, April 10, 2008
"Elita 5" i dhuron 7 mijë euro familjeve të Gërdecit
Posted by Rina TURKESHI at Thursday, April 10, 2008
Labels: Lajm MRT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment