Pasi që në panairin e automjeteve të Gjenevës, me konceptin Bocanegra, na kanë lënë të shohim sadopak linjat e reja të Ibizas, Seat më në fund ka vendosur të paraqes edhe formën serike të automjetit të shumëpritur.
Ibiza e re e ka formësuar dizajneri i Lamborghinit, Luc Donckerwolke, ndërsa ai për herë të parë do të pajiset me elementet si drita të lakuara, ndihmë gjatë rritjes së shpejtësisë, lidhje USB dhe DSG-marsh me shtatë shpejtësi.
Ibiza është i pari prej modeleve që paralajmëron ekspansionin e madh të Seatit.
Prodhuesi spanjoll planifikon që deri në fund të vitit të paraqes disa prej këtyre modeleve, si dhe ndonjë formë tjetër të Ibizas.
Ibiza do të punohet në platformën e Agilas nga e cila do të jetë pak më e gjatë sesa modeli aktual dhe me distancë më të gjatë mes boshteve.
No comments:
Post a Comment