Wednesday, April 2, 2008

Paralajmërohet Peugeot 608

Prodhuesi francez i automjeteve, Peugeot, është duke punuar në pasardhësin e modelit të Peugeot 607, ndërsa sipas informatave më të reja, stili i këtij automjeti do të jetë i inspiruar nga modeli konceptual 908RC, i cili është prodhuar në vitin 2006.


Peugeot 608 do të bazohet në platformën e ngjashme sikurse Citroen C6, që do të thotë se do të jetë pak më i gjatë se modeli aktual 607, mirëpo prapëseprapë do të jetë më i shkurtë se pesë metra.

Pamja e jashtme do të paraqes evoluimin e dizajnit paraardhës, me ndikime të mëdha nga modelet e fundit konceptuale.

Në veçanti do të bazohet në modelin konceptual 908RC, i cili u paraqit në panairin e automjeteve të Parisit në vitin 2006. Në të njëjtën kohë pritet që ky model të jetë i përafërt me modelet kupe, të cilin e ka nisur CLS i Mercedesit.

Brendësia do të jetë standarde sikurse automjetet tjera të Peugeot, mirëpo duke ditur se flasim për një model që synon majat e shitjeve, pritet që të përfshijë edhe një numër të madh shtesash luksoze.

Motori do të jetë më i avancuar nga modelet e deritanishme, dhe pritet që rëndësi t'i kushtohet sidomos zvogëlimit të harxhimit dhe rritjes së fuqisë.

Ekziston mundësia që me modelin e ri 608 të vijnë edhe disa novitete, siç janë motorët benzinë V6 dhe V8, si edhe pritet të prodhohet një seri e cila e transmeton fuqinë në katër boshtet.

No comments: