Bukuresht, 2 prill (MIA) - Maqedonia definitivisht duhet ta marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë, ndërsa dallimet rreth emrit me Greqinë janë çështje të pastra dypalëshe, konsiderojnë një pjesë e gazetarëve që i përcjellin ngjarjet në Samitin e NATO-s në Bukuresht.
Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia duhet ta marrin ftesën për anëtarësim në NATO për shkak të shumë parimeve tjera të rëndësishme sesa lokale, konsideron Sokol Balla, redaktor i programit informativ në Top Channel nga Shqipëria.
"Çështja e emrit në njëfarë mënyre është bilaterale. Për Shqipërinë nuk është shumë me rëndësi nëse do ta quaj vendin tuaj Maqedoni, Maqedoni - Shkup apo Maqedonia e Re ose e Vjetër. Personalisht mendoj se për Maqedoninë kjo është më shumë çështje ekzistenciale sesa dypalëshe. Si do që të jetë, është e sigurt se Maqedonia nuk ka kurrfarë pretendime territoriale ndaj fqinjëve", konsideron Balla.
"Kjo çështje është mes Maqedonisë dhe Greqisë. Nëse e zgjidhni nuk do të ketë problem. NATO u prononcua se të gjitha tri vendet Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia kanë bërë mjaft, konsideron Shang Ksukia, gazetar nga agjencia kineze e lajmeve Ksinhua.
Sipas Shang, megjithatë askush nuk e di se çka do të bëjë Greqia, nëse do të vendosë veto në emrin për pranimin e Maqedonisë, edhe pse siç tha në të ka të drejtë të plotë.
Për Mihail Zakovskin, gazetar në radion e Polonisë, ky është samiti i parë i Aleancës me pikëpyetje të madhe. Një nga çështjet e humbura është edhe ftesa për anëtarësimin e Maqedoninë në NATO. Duke potencuar se çështja për emrin është dypalëshe mes Maqedonisë dhe Greqisë, Zakovski theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të jetë hap përpara për stabilitetin e Ballkanit.
"Mendoj se do të ketë biseda dypalëshe mes Maqedonisë dhe "të mëdhenjëve" - SHBA dhe Francë, për shkak se duhet të tentoni të gjeni mbështetës nga vendet e mëdha", tha Zakovski.
Mihaela Omofrei, gazetare nga Radio Linoks e Rumanisë, vlerëson se Maqedonia duhet ta marrë ftesë për anëtarësim sepse është vend stabil, ndërsa nevojitet stabilitet politik dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
Wednesday, April 2, 2008
Qëndrime të raportuesve të huaj nga Bukureshti për gjasat e Maqedonisë për në NATO
Posted by Rina TURKESHI at Wednesday, April 02, 2008
Labels: Lajm MRT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment