Monday, May 5, 2008

Ajvari i Maqedonisë e fitoi certifikatën për mbrojtje të emrit gjeografik

Shkup, 5 maj (MIA) - Ajvari i Maqedonisë me shenjë për prejardhjen e prodhimit, që rrjedh nga rajoni i Strumicës, Radovishit-Tikveshit dhe rajoni i Prilepit e fitoi certifikatën për mbrojtje të emrit gjeografik, me çka ai bëhet prodhim mbrojtës i tregut të Maqedonisë, ndërsa do të kërkohet edhe mbrojtje e tij në tregun evropian dhe më gjerë, kumtoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Aco Spasenovski.

Ai shtoi se Fakulteti Teknologjiko-metalurgjik dhe Fakulteti për Bujqësi në bashkëpunim me Shoqatën e prodhuesve, kanë përgatitur një elaborat për procedurën e përpunimit, receturën, por edhe kushtet për prodhim. Të gjithë prodhuesit që do të paraqiten dhe do të marrin leje për prodhim do të duhet t'i respektojnë procedurat, ndërsa në çdo pesë vjetë do të ketë kontrollim, me të cilën do të vërtetohet niveli i cilësisë së prodhimit. Atyre prodhuesve, të cilët pa autorizim do ta shfrytëzojnë emrin e ajvarit të Maqedonisë, produktet do t'u konfiskohen.

Spasenovski sqaroi se mbrojtja e produktit në tregjet evropiane mund të realizohet në dy mënyra.

"Njëra është me kontratë dypalëshe mes Maqedonisë dhe vendit në të cilën ka interes për këtë prodhim, por edhe me rregullarivë të BE-së - ЕЕЦ 2081/92 и 535/97, ku neni 12 mundëson mbrojtje të mund të kërkojë vendi që nuk është anëtarë i Bashkimit Evropian, kështu që ky prodhim do të jetë i mbrojtur edhe në BE", tha ministri Spasenovski.

Ministri paralajmëroi se krahas ajvarit së shpejti do të mbrohen edhe një grup prodhimesh, në të cilën hynë kaçkavali i Galiçicës, vera Vranec, djathi i butë i dhenëve të Maqedonisë, qepa e Buçimit, fasulja e Tetovës, mjalta e Ovçe Poles, rakia e Kavadarit. "Të gjitha shpenzimet për mbrojtje, përgatitje të elaborateve dhe gjithçka tjetër që ka nevojë do t'i bartë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave", shtoi ai.

Sipas tij, mbrojtja e prodhimeve do të kontribuojë për rritjen e çmimit të tyre edhe në tregjet vendore edhe në ato evropiane.

No comments: