Saturday, December 29, 2007

Passat Coupe – Mercedes CLS në paketim të vogël


Këto janë fotografitë “spiune” të Kupesë së re me 4 dyer të VW, që do të mbajë emrin e Passatit më të suksesshëm.

Fotografitë vërtetojnë se Cupe-modeli do të ndjek linjën e njejtë të makinës-limuzinë, ku dritat e përparshme do të jenë në stilin e Eos-it.
Do të shfrytëzohen të gjithë motorët, filluar qysh nga 1.4 TSI e deri te 3.6 V6 modeli, i cili do të vjen me sistemin e 4X4, I njohuri 4 Motion. Për ata që duan vozitje më të lirë do të kenë Common Rail dizel agregatin prej 2.0 litrave.
Passat Cupe premierën do ta ketë në panairin e Gjenevës. Çmimi startues do të jetë 30.000 euro, e cila edhe pse duket pak sa e lartë, është shumë më e ulët në krahasim me atë të Mercedes CLS, e cila fillon prej më 60.000 euro.


Volkswagen Tiguan R-Line

Vetëm tre javë nga prezentimi i Tiguan-it, Volkswageni prezenton modelin sportive R-Line. Ky model përmban të ashtuquajturën paisje Sport&Style.

Ndërsa në brendësi R-Line përfshin: karrike sportive me R-Line logo pra në karriket, timon multifunksional si dhe karrike lekure, etj.






No comments: