Tuesday, December 25, 2007

Etapat kryesore te femijerise


KUR MUNGON I TRETI

Cdo femije deshiron te rritet me te dy prinderit se bashku. Ai ka nevoje per te dy prinderit, ne menyre qe zgjuarsia dhe ndjeshmeria e tij te mbruhen ashtu sic duhet. Mes tre personave mendimet dhe ndjenjat qarkullojne. Kur keta jane vetem dy, atehere lind ai qe quhet efekt I pasqyres dhe I nje varesie fatalisht reciproke.

Femija gjithmone e krijon te tretin ne imagjinaten e vet, te zgjedhurin e zemres nga nena dhe babai, prinderin qe ai e do me domosdo.

Ka prinder qe I rrisin femijet vetem. Por ne kete rast ata mund te shoqerohen me beqare te tjere ose me cifte qe kane femije. Keshtu do te kene rastin te hapin diskutime te ndryshme. Duhet qe arsyet e te qenit vetem te diskutohen ne sy te femijes, t’I thuhet atij hapur dhe drejtperdrejt. Arsyet mund te jene personale, ikje apo vdekje e tjetrit, po ama arsye qe nuk e hedhin fajin mbi ate qe mungon. Ne rast se femija ndjen se fajsohet I ikuri , ai duhet thene: Une po , mund t’i mbaj inat atij qe me la, nderkohe qe une e doja, por jo ti, pasi eshte babai yt. Ti nuk do te kishe lindur dot kurre pa te dy prinderit. “Ai te ka sjelle ne jete”. Kjo gje duhet shpjeguar me fjlae. Si “mami” dhe “babi” mund te jete cdo person I rritur nga I cili femije nuk rrezikon asgje, te cilin ai luan dhe qe ka pranuar ashtu sic eshte, person ky qe I sherben si model ose si educator.

Mesazhi I ketij komenti eshte-“ Me mire te shprehet dhimbja sesa te mos shprehet asgje, me mire te thuhet e verteta sesa genjeshtra, keshtu qe femija te kete mundesi te diskutoje per keto me njerez te tjere qe kane qene deshmitare ne fillim te jetes te tij.

No comments: