Thursday, December 27, 2007

LAS VEGAS- QYTETI ME I BUKUR

Kush ka qenë në Las Vegas dhe nuk është rrëmbyer nga magjia e tij?
Mrekullitë e botës të ndërtua
ra nga Zoti dhe njeriu i gjen vetëm në Las Vegas dhe askund tjetër, të paktën kështu thonë studjuesit e artit dhe të historisë botërore.
Aty të duket sikur
të gjitha këto mrekulli nga gjithë bota janë thirrur në Olimp, pra në “Las Vegas”, për të shpërndarë bukurinë, shkencën, gjiganden, përpara miliona vizitorëve, që duken sikur janë ulur në shkallët e amfiteatrove, për t’u shfaqur në skenë, nën interpretimin e Nimfave, Zanave, Najadave, dhe deri tek Othellua e Ofelia, te cilet ju kanë rezistuar shekujve, për realizimet madhështore të tyre.


Aty prek realisht shkencën, sheh punën titanike të njerëzve d
he me vete thua:
O Zot c’ka bërë dora d
he mendja e njeriut!
Udhëtimi për në Las V
egas edhe pse sa del nga aeroporti për të shkuar në hotel, fytyrën dhe trupin ta rrahin valë nga më të nxehtat që mund të ketë ndjerë lëkura ime gjatë jetës, Las Vegasi prapë me atë nxehtësi është duke flirtuar me zemrën tënde, të paktën mua kështu më ndodhi, rashë në dashuri me prekjen e parë.


Las Vegasi qyteti i Parajsës dhe mëkateve.
Fjala Las Vegas vjen nga spanjishtja meadows që do të thotë livadh, kullotë.
Kjo kullotë, livadh është kthyer në një nga qytetet më të populluara të shtetit të Nevadës, në Amerikë, për pushimet internacionale, për reklamat dhe shout më famozë në botë, për shpikjet shkencore, si dhe për kasinot më te mëdha.

Las Vegasi do të quhet ndryshe kryeqendra botërore për shfaqjet spektakulare, ku interpretojnë aktorët dhe këngëtarët më të mëdhenj të Hollivudit.
Qyteti i Las Vegasit është njohur dhe për përdorimin e alkoleve në cdo kohë, për divorcet dhe për vetëvrasjet më të larta në shtetin Amerikan.
Pikërisht për këto po quhet shpesh dhe qytet i mëkateve.



No comments: