Babagjyshi I Vitit të Ri në të vërtetë është një person I cili realisht ka ekzistuar, bëhet fjalë për San Nikolën.
I lindur në Patara, një krahinë e Turqisë, në një familje të pasur, në shekullin e 6-të dhe ka marrë pjesë në këshillin e Nekihelit në 325. Në vitin 1087 eshtrat e tij u morën disa kalorës italianë të maskuar si tregëtarë dhe përfundoi në Bari të Italisë dhe në cdo kohë e survejonin natën sepse do të bëhej mbrojtësi I shenjtë I qytetit. Pas vdekjes së tij u përhapën versione e legjenda.
Njëra nga më të famshmet është ajo e treguar nga Dante në Purgator, me tre të rinj të varfër. Në versione të tjera, Nikola I shpërndante ëmbëlsira të gjitha familjeve dhe ata e lënë dritaren hapur sepse San Nikola vjen dhe ikën nëpëprmjet dritares. Në kohët e sotme San Nikola njihet si Babai I Krishtlindjeve dhe për një periudhë kohe në vendin tonë, është njohur si Babagjyshi I Vitit të Ri, ashtu njihet dhe sot.
Legjenda e babait të krishtlindjeve Thuhet se në në mesnatë, midis 24 dhe 25 dhjetorit, kafshët nisën të flalsin në mënyrë të mrekullueshme. Ata flisnin ndërmjet tyre dhe shkëmbenin sekrete të rëndësishme mbi qëniet njerëzore, në mënyrë të vecantë mbi padronët e tyre. Por mos shpresoni se do t’ju rrëfejnë gjatë. Legjenda thotë se mund të bien fatkeqësi mbi atë që nxjerr sekretin. Do ta rrethojë vdekja atë që që tenton të flasë.
I famshmi “ yll I Krishtlindjeve” që ka shekuj që sjell gjëra tipike për Krishtlindje. Madje thuhet se në të ardhmen do të japë dhuratë një djalkë. Sipas legjendës, më 25 dhjetor të një vitit të caktuar, një fëmijë I vogël do të hyjë në kishë për t’iu afruar Jezusit në ditën e rilindjes së tij. Dhe shenja njohëse, I trishtuar dhe krenar fëmija lëshon një lot nëpër faqe dhe nga një mrekulli lotët transformohen në një lule të bukur shumë rozë në të kuq.
Slita e babagjyshit të Krishtlindjeve.
Kjo është një legjendë veriore. Slita, thuhej se fillimisht tërhiqej vetëm nga një dre, por më pas ky version ndryshoi, thuhej se slita e Babait të krishtlindjeve tërhiqej nga tetë drerë dhe numri I tyre shpjegon shpejtësinë me të cilën Babai I Krishtlindjeve arrin të përballojë plotësimin e kërkesave dhe dëshirave të panumërta nga e gjithë bota.
Nata e e fundit e vitit Nata e Krishtlindjeve e ka fillesën e saj rreth vitit 350 pas Krishtit dhe është një traditë që u krijua nga Kisha e Perëndimit për të çrrënjosur një festë pagane që njerëzit ia kishin kushtuar Zotit Diell. Sipas një besimi mjaft të vjetër e të përhapur thuhet se në ditët e fillimit të një viti të gjitha forcat mbinatyrore fitojnë një fuqi të jashtëzakonshme, madje nganjëherë vetëm në orët e para të fillimvitit, domethënë në mesnatë. Mes këtyre forcave mbinatyrore përfshihet edhe Fati.
Pikërisht në natën e Krishtlindjeve apo të Vitit të Ri vajzat shprehin dëshirën që vitin e ardhshëm të martohen me shpresën se kjo dëshirë do të realizohet dhe askush nuk mendon për origjinën e vërtetë të këtyre besimeve, të oroskopit e të lojrave që luhen gjatë kësaj nate.
Askush nuk mendon gjithashtu se tradita e ëmbëlsirave të kësaj feste të bëra me bajame apo me gështenja, ka të bëjë me besimin antik se një gjë e tillë favorizon vëllazërimin mes njerëzve dhe është simbol i pjellshmërisë së tokës. Ndërsa gështenjave u atribuohej një vlerë fekonduese.
Në vende të ndryshme festa e Krishtlindjeve shoqërohet me ëmbëlsirën tradicionale në formë keku e cila në përbërje të saj ka copëza rrushi në formë monedhash që mendohet se thërrasin pasurinë. Po kështu, thuhet edhe për thjerrëzat që gatuhen natën e Vitit të Ri, një lugë prej të cilave duhet ngrënë në orën 12 të natës.
Babagjyshi I Vitit të Ri në të vërtetë është një person I cili realisht ka ekzistuar, bëhet fjalë për San Nikolën. I lindur në Patara, një krahinë e Turqië, në një familje të pasur, në shekullin e 6-të dhe ka marrë pjesë në këshillin e Nekihelit në 325.
Në vitin 1087 eshtrat e tij u morën disa kalorës italianë të maskuar si tregëtarë dhe përfundoi në Bari të Italisë dhe në cdo kohë e survejonin natën sepse do të bëhej mbrojtësi I shenjtë I qytetit. Pas vdekjes së tij u përhapën versione e legjenda. Njëra nga më të famshmet është ajo e treguar nga Dante në Purgator, me tre të rinj të varfër.
Në versione të tjera, Nikola I shpërndante ëmbëlsira të gjitha familjeve dhe ata e lënë dritaren hapur sepse San Nikola vjen dhe ikën nëpëprmjet dritares. Në kohët e sotme San Nikola njihet si Babai I Krishtlindjeve dhe për një periudhë kohe në vendin tonë, është njohur si Babagjyshi I Vitit të Ri, ashtu njihet dhe sot.
Zbukurimi I pemës së krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri Në traditën më të vjetër popullore, pjesa e poshtme e pemës së Krishtlindjeve ndizet (me drita) dhe qëndron e ndriçuar deri natën e Vitit të Ri dhe kjo tregon vlerën e zjarrit, imazhin e Diellit dhe konsumimin simbolik të trungut të pemës së vitit të vjetër me gjithë të këqijat që janë akumuluar në të.
Sipas një tradite antike në disa vende aplikohet një ceremoni piktoreske me emrin e bukur “zjarrvënie”. Mbi trung hidhet verë e ëmbëlsira dhe ai digjet. Kjo simbolizon djegien e të këqijave dhe mëkatit.
Ndërsa disa të tjerë e shpjegojnë hedhjen e verës me gjakun e Krishtit dhe ndezin edhe 13 zjarre të vogla në kujtim të apostujve. Në disa vende kryetari i familjes bekon këtë pjesë të pemës me ujë të bekuar. Natën e Krishtlindjeve mendohet se vijnë mrekulli dhe gëzime dhe që vetëm në të mund të shprehësh dëshirën për shërimin e sëmundjeve të rënda.
Besohet gjithashtu që në këtë natë edhe ujku urtësohet sepse kjo natë ishte e rezervuar për përjetësinë e lindjes së Krishtit. Tashmë edhe në vendin tonë festohen krishtlindjet, por njëkohësisht festa e Vitit I Ri mbetet festa më e madhe e vitit.
Si të zbukurojmë pemën e Vitit të Ri!!!
Ndonëse shumëkush nuk I ka ditur apo akoma nuk e di simbolizmin e pemës së Festës, këndi I saj nëpër cdo shtëpi shqiptare është I mirëpërcaktuar dhe zbukurimi I saj është faza e parë e pregatitjeve të festave. Efektin që sjell nëpër familje, hare dhe gëzim, e jep dekorimi dhe zbukurimi. Por si ta realizojmë një gjë të tillë!
No comments:
Post a Comment