“Jam i kenaqur me te arriturat e Teatrit te Drames Shqipe te Shkupit dhe per kete pergezoj Ministrine e Kutures, sepse sebashku arritem ti shlyejme te gjitha borxhet e trashiguara”, tha drejtori i Teatrit Muzbajdin Qamili, ne Press Konferencen e sotme ku u shpalos puna njevjecare e ketij instritucioni te rendesishem kulturor artistik.
Sipas tij, gjate ketij viti eshte harxhuar shume energji vetem e vetem qe t’ia kthejne imazhin dhe shpiritn ketij institucioni te rendesishem per te gjithe.
Nga muaji nentor i 2006 deri me dhjetor te 2007, ky teater ka realizuar gjithsejt njembedhjete shfaqje.
Ky teater deri me tani numron njezet e dy aktor, pritet qe te punesohet edhe dhjete te tjere.
Suksesin e Teatrit te Drames Shqipe ne Shkup e deshmojne edhe cmimet e fituara. Me shfaqjet “Labirinthet e kujteses” dhe “Akuarium” me te cilat u prezentuan ne Prilep, Kosove dhe Bullgari, u kurrorzuan me cmimet: per tekst, rol dhe kostumografi; fituan cmimin special dhe cmimin shfaqja me e mire.
Ne janar dhe shkurt ne Teatrin e Drames Shqipe, artdashesit do te mund te shikojne premierat e shfaqjes “Vojceku” te regjisorit Kushtrim Bekteshi dhe shfaqjen “Kaligulla” te regjisorit Dimitar Elenov.
No comments:
Post a Comment