Thursday, December 27, 2007

NDOTES KRYESOR TE AJRIT- Automobilat

Sot ajrin qe e thithim eshte me I ndotur se kurre. Dhe e gjithe kjo eshte si pasoj e zhvillimit te hovshem te teknologjise.Kete e verifikojne edhe specialistet te cilet pohojne se faktoret kryesor te ndotjes urban

e te ajrit jane automjetet.Ndersa shumica e popullates per shkak te cmimit me te lire te karburantit dizel e perdor ate me shume se sa benzinen nderkohet perdorimi I dizelit eshte” GANGRENA”, e ndotjes ne vend.

Ndotesit kryesor te mjedisit nga trafiku dhe efektet


Dy jane ndotesit me te medhenj te ajrit: monoksidi i karbonit dhe hidrokarburet. Monooksidi i karbonit eshte me i lehte se ajri dhe kur thithet vepron si helm tek njeriu dhe qeniet e tjera te gjalla. Penetron ne inde dhe absorvohet ne gjallesa 300 here me shpejt tek hemoglobina e gjakut se sa oksigjeni. Kjo eshte nje substance qe ndodhet gjithashtu ne tymin e cigares. Mjedisi dhe ndotja e tij sot per sot ndodhen ne perifeine e te gjitha problemeve te medha te dites. Por pavaresisht nga keto, te pakten te parandalohen demet e metejshme te ambjentit, duke krijuar nje ligj per ndalimin e hyrjes se metejshme te automjeteve te amortizuar, pasi ne ceshtjet e mjedisit nuk ka kthim pas.

No comments: